TIRANE- Gjykata e Apelit, shpëtoi nga qëndrimi në burg dhe katër inventarizuesit e arrestuar nga prokuroria e Tiranës. Në masën e “arrestit shtëpiak” janë lënë shtetasit Ilir Dedja, Fatbardha Gurthi, Bahri Allushi dhe Gentjan Jahja. Me këto katër vendimi, gjykata mbylli ditën e djeshme rezultatin 5 të liruar dhe një në burg, siç ishte vendimi për ish-kryeinspektoren Elivar Golemi. Gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore për katër inventarizuesit të parave në Thesarin e Bankës, i vetmi që ka folur ka qënë shtetasi Bahri Allushi.