Genjeshtrat mbi diplomën e shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare, që i kanë bërë njohjen e diplomës Bachelor si po ishte Master shkencore, ngre pikëpyetje të shumta edhe mbi punësimin e Belind Këlliçit në Shqipëri pas kthimit nga SHBA.
Duke iu referuar CV-së zyrtare të tij, të publikuar nga vetë Këlliçi, menjëherë pas kthimit nga Amerika, kandidati i dyshes Berisha-Meta deklaron se ka filluar punë si drejtor në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (2009-2011), kohë që përkon me drejtimin e qeverisë nga Sali Berisha. (shih faksimile).

CV zyrtare që Kelliçi ka depozituar me formularin e dekriminalizimit
Por, për t’u punësuar në këtë pozicion në 2009, Këlliçi e ka pasur detyrim ligjor që të depozitonte edhe diplomën e njehsuar të shkollës së lartë të marrë në SHBA. Gjë të cilën nuk e ka bërë sepse një dokument i Ministrisë së Arsimit, që publikuam disa ditë më parë, vërtetoi se njehsimi i diplomës së tij është bërë vetëm në vitin 2010, pra gati një vit e gjysmë pasi Belind Këlliçi kishte filluar punë në shtet. (shih faksimile)
Njësimi i diplomës në 2010
Pas skandalit për mungesën e diplomës së shkollës së mesme, ky është një tjetër skandal i rëndë dhe me pasoja për Këlliçin, pasi ngre pikëpyetje të shumta se mbi çfarë kriteresh Belind Këlliçi është pranuar në punë nga një institucion shqiptar pa pasur diplomë të njehsuar sipas ligjit shqiptar, dhe aq më tepër në një pozicion drejtues, si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Kjo është një shkelje ligjore sepse Këlliçi ka përfituar padrejtësisht rrogën si Drejtor, për një vit e gjysmë, pa pasur diplomën përkatëse që duhet për një pozicion të tillë, duke i bërë dëm ekonomik shtetit shqiptar. Pas publikimit të këtij fakti të rëndë, Këlliçi është i detyruar që të kthejë paratë që ka përfituar si rrogë nga shteti shqiptar si drejtor, gjatë periudhës kur ai ka punuar në administratë pa pasur diplomë të njehsuar. Përveçse ka mashtruar sërish, paratë që ka përfituar në këtë periudhë janë në kundërshtim me ligjin, pasi Këlliçi nuk mund ta ushtronte detyrën e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pa diplomën përkatëse.
Nga ana tjetër, punësimi i tij si Drejtor menjëherë pas kthimit nga SHBA dhe pa asnjë eksperiencë tjetër pune, as në administratë dhe askund tjetër, ngre dyshime shumë të forta se drejtuesit e Ministrisë së Turizmit e kanë bërë njërin sy qorr, duke e punësuar Këlliçin pa diplomë të njehsuar sipas ligjit. Një praktikë nepotike, e cila ka qenë shumë e përhapur në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
Mirëpo, të gjitha punësimet e tij nga 2009 e këtej duket se kanë qenë të planifikuara dhe pa ndonjë meritë konkrete, por thjesht disa emërime nepotike të diktuara “nga lart”. Njësoj ka ndodhur më pas edhe në Bashkinë e Tiranës, kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitet 2011-2015, ku Këlliçi është emëruar në rolin e drejtorit të Rinisë.
Po të shohësh historikun e tij, eksperienca në punë e Këlliçit është vetëm si i emëruar nëpër pozicione komode të administratës shtetërore dhe asgjë tjetër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe tani, kur çifti Meta-Berisha e morën dhe e kandiduan për Bashkinë e Tiranës, pa ndonjë meritë reale. Diçka që të kujton Lulzim Bashën e vitit 2011, ku po i njëjti çift e katapultuan në bashki.
Skandali me njehsimin e diplomës
Edhe njehsimi i diplomës së Këlliçit pa kryer më parë të plotë shkollën e mesme në vitin 2010, gjatë qeverisjes së Berishës, është një shkelje flagrante dhe e rëndë e ligjit, pasi njësimi i diplomës është bërë në premisa të rreme. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006, ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.
Po ashtu, edhe Belind Këlliçi e ka ditur se për të kryer me sukses njësimin e diplomës sipas ligjit shqiptar, duhet detyrimisht të kishte përfunduar shkollën e mesme. Kjo provon qartë që ai ka gënjyer me dijeni të plotë se ka shkelur ligjin dhe etikën. Pas këtyre fakteve të reja, njësimi i diplomës së shkollës së lartë të Këlliçit pa pasur më parë atë të shkollës së mesme, ngre pikëpyetje të shumta mbi kriteret e punësimit të Belind Këlliçit edhe në administratën shtetërore.
Këtu janë investigimet e kryera nga Shqiptarja.com
INVESTIGIMI 1
INVESTIGIMI 2
INVESTIGIMI 3
-
22 vjec drejtor? Sa vite eksperience pune duhet te kesh per tu bere drejtor ? Jam kurioze ta di.
Përgjigju -
Duhet të hidhet në gjyq,për tē kthyer parat.kush è ka për detyrë duhet ta bëj menjiherë.
Përgjigju-
Si ka mundesi ne Shqiperi kurajon dhe ambicjen per politike e kane vetem te pashkollet, mashtruesit dhe kriminelat? Si shpjegohet qe synojne aq lart, jo pozicione te rendomta por poste qr kane peshe. Ky tipi do te behet kryetar, ka qene dje drejyor duke qene i veyedijshem per mashtrimin dhe del e sjet ndershmeri. O zot cfare llumi!
-
-
Shume gabim
Përgjigju -
Turp për Opoziten ????
Përgjigju -
Eshte turp edhe fakti qe Belo kantidon per postin e kryebashkiakut
Përgjigju -
Turp per opoziten qe kemi!
Përgjigju -
Gishtat e mezit vetem nje njeri i paarsimuar dhe i paedukar i ngre, turp ata qe e votojne
Përgjigju -
O Bello krriçi ti me atë shkollen tate u bëre surrat patate mos u merr me politik
Përgjigju -
Po çtë duhet shkolla ty aman ti pa shkolle je i smurë or bello
Përgjigju -
Po beloja duhet te shkatrrohet i gjithi komplet
Përgjigju -
Turp
Përgjigju -
Nuk mbarojne skandalef
Përgjigju -
Kur individi lind nga llumi nuk ka si te shkoje ndryshe, vecse drejt llumit te con.... Dhe jane keta Kërriça qe gjejne lloj lloj menyrash per te dale lart por genjeshtra I ka kembet e shkyrtra qe jo vetem zhytet por mbytet ne llum ????
Përgjigju -
As vule, as parti, dhe as shkolle more Belo! Dhe flet per projekte transparente. Bej transparence me veten nje her.
Përgjigju -
Po normal se Po ta kishte shkollimin ne rregull, nuk do dilte me gishta perpjet
Përgjigju -
Nuk paskan fund bemat e Belos,ska faj qe kurdiset nga te tjeret se eshte paguar per ate pune
Përgjigju -
Ky eshtw njeriu me i mbaruar qe kam pare ne gjithe jeten time
Përgjigju -
Turp, gjithë këto mashtrime!
Përgjigju -
Turp belo
Përgjigju -
E turpshme një mashtrues i tillë e pa formim të garojë për Kryetar Bashkie. Vaji hallin të ketë gjë në dorë ky që se paska për gjë rremënn dhe mashtrimin.
Përgjigju -
Skandale dhe mashtrime te panumerta. Kur genjen per arsimin e tij, po per ato qe do beje per Tiranen? C'mund te presesh nga njerez te tille?! Vetem paaftesi, prapambetje dhe padrejtesi!
Përgjigju -
Si nuk ka pike turpi ky njeri qe kerkon Bashkin e Tiranes?! Me te vertete perfaqeson denjesisht fytyren e erret te Saliut!
Përgjigju -
Dhe ky gjoja tha para ca ditesh qe tashme eshte politikan i regjur
Përgjigju -
Duhet te mbarosh shkollen iher o Belo.
Përgjigju -
Partia e memeve e skandaleve jane keta, hall me vete, ec e lere Shqiperine ne dore te tyre, larg qoft.
Përgjigju -
Skandaket dhe mashrimet e rralles ! Do te behet kryetar turp.
Përgjigju -
Turp, por cmund te presesh nga partia e vukes dhe e rublave .
Përgjigju -
Nje turp i madh. MASHTRUES, dhe per gjene me kryesore
Përgjigju -
Keshtu eshte e gjithe PD asnje nuk ka shkolle dhe ky eshte nje skandal i vertet sepse me ate diplom fallco del e marshtron gjithe boten se ka mbaruar shkolle
Përgjigju -
Po mire mo , tere keta , e tere keto , nuk gjeten nje me shkolle , te pakten mos kishin dhe keto telashet e defteses por te mbanin ato te gishtave , ate te autobuzave , po tani si do dalin ne mexhelis apo ...turpin me luge ..????????????
Përgjigju -
I paedukate , Mashtrues. Edhe pretendon te behet kryetar Bashkie ?
Përgjigju -
Turp i madh ????♂️????♂️
Përgjigju -
Drejtësia nuk duhet të mbylli sytë përpara këtyre skandaleve.
Përgjigju -
Dhe nuk kane fund skandalet dhe mashtrimet e ketij analfabeti , turp !!!
Përgjigju -
Skandale te njepasnjeshme,genjeshtra dhe mashtrrime dhe ne fushate ????????
Përgjigju -
Turp i madh qe nje person si ky i pa shkolle,e mashtrues qe do te behet Kryetar Bashkie.
Përgjigju -
Nje turp per Tiranen qe nje njeri me nivel te tille te kerkoje te na perfaqesoje
Përgjigju -
Ky dhe Ajnshtajni i klaset pa vajt fare ne shkolle!????????????????
Përgjigju -
Dhe sa te tjera do dalin????per kete njeri skane fund skandalet
Përgjigju -
Nuk po mbarojnë mashtrimet e këtij njeriu që pretendon të bëhet Kryetar Bashkie?! Drejtësia duhet të veprojë..
Përgjigju -
Po ky I pa shkolli qeka dhe I babezitur
Përgjigju -
Turp, mashtrues!!
Përgjigju -
Shum turp per bellon
Përgjigju -
Skandaloze
Përgjigju -
T’i japesh voten ketij njeriu eshte njesoj si t’i varesh ujkit melçit ne qafe’ ????????♀️????????♀️????????♀️.
Përgjigju -
Nuk kan fund skandalet me kte mashtrues.
Përgjigju -
KRRIC PINOCCHIO
Përgjigju











Komente
Komento