Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Jill Dando

Gazetarja e BBC-se, Jill Dando mund të jetë ekzekutuar nga një vrasës i shërbimeve sekrete serbe, këto janë konkluzionet  e një hetimi të fundit.  Një investigim i fundit nga Mirror ka hedhur dyshimet lidhur me vrasësin famëkeq, pasi ekspertja Emi Polito zbuloi një ngjashmëri të madhe mes ‘Njeriut X’ dhe Milorad Ulemek, i cili aktualisht po vuan dënimin 40-vjeçar në Serbi.

Personi i paidentifikuar u kap nga pamjet filmike në CCTV teksa arratisej, pas vrasjes së prezantueses britanike në vitet 1999. Asokohe, hetimet zbuluan se vrasja ishte kryer mjaft profesionale nga vrasës me pagesë.  Kur u ekzekutua Jill, i dënuari në Serbi, drejtonte një grup vrasësish që punonin për diktatorin Slobodan Millosheviç.

Për Mirror, vëllai i prezantueses deklaroi: “Jam i interesuar gjithmonë për çdo pistë të re hetimesh rreth vrasjes së Jill-it, veçanërisht nëse ato të na çojnë drejt arrestimit të vrasësit”.

Barry George, i cili u akuzua dhe dënua për vrasjen e prezantueses përpara se të shpallej i pafajshëm pas 8 vitesh burg, i kërkoi policisë që të shqyrtojë më me detaje këtë pistë.

"Nëse ai është personi që ka kryer atë krim, atëherë ai duhet të përballet me ligjin dhe të sillet nga Serbia në Mbretërinë e Bashkuar, për të dalë përballë gjykatësve. Policia ka një detyrë ndaj familjes së Jill Dando, ndaj meje dhe gjithë popullit për të hetuar plotësisht këtë pistë të re hetimi. Kjo duhet të përfshijë një ekzaminim të plotë mjeko-ligjor”, deklaroi ai.  ill u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa ajo shkoi të hapte derën, disa sekonda pasi kishte zbritur nga automjeti i saj. Sulmi kishte shenjat dalluese të një operacioni ushtarak të pamëshirshëm dhe të mirëmenduar. U përdorën municion të bërë me porosi, të cilat ekspertët nuk i kishin parë më parë në MB.

Jill u kap nga pas dhe u rrëzua me forcë, kështu që koka e saj ishte pothuajse në tokë nga vrasësi që e kishte vënë në pritë. Jill humbi jetën në mënyrë tragjike në çast.

Në kohën e vrasjes së Jill-it, konflikti në Jugosllavi ishte intensiv me forcat britanike që morën pjesë në sulmet ajrore të udhëhequra nga NATO kundër Serbisë.

Asokohe, prezantuesja apelonte krimet në emër të refugjatëve kosovarë që vuanin nën regjimin e Millosheviçit. Pas vrasjes së saj, dyshohej se prezantuesja u ekzekutua në shenjë hakmarrje për bombardimet e NATO-s.

Cilat janë detajet e reja?

Nga hetimet e deri më tanishme, vihet re se vrasësi ka një ngjashmëri të madhe me Ulmek, ku shihet teksa hipën në një autobus për në Londrën Jugperëndimore, vetëm pak çaste pasi Jill u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së saj.

Eksperti mjeko-ligjor, z. Polito, i cili shpesh ofron prova për policinë, vuri re se Man X dhe atentatori serb kanë karakteristika të ngjashme, duke përfshirë formën e gojës, mjekrës, si dhe hundëve dhe veshëve pas krahasimeve të bëra.

Në raportin e tij, eksperti theksonte:  Ka një sërë ngjashmërish mes dy burrave, në veçanti pamja e gojës dhe flokët, që i shtojnë peshë hetimit tonë.

Avokati i Ulemek, Aleksander Kovaçeviç ka deklaruar se klienti i tij nuk dëshironte të merret në pyetje, lidhur me akuzat për vrasjen e Jill.

“Ju informoj se klienti im është vënë në dijeni për këtë dhe se nuk është i interesuar të marrë pjesë’, shprehet avokati.

Vrasja e Jill-it ndodhi më 26 prill 1999, rreth orës 11:30, ndërsa ngjarja tronditi gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa policia nuk e ka shqyrtuar më dosjen për më shumë se një dekadë. Në 25-vjetorin e vrasjes, The Mirror nisi një investigim duke marrë detaje nga dosjet në polici, ku janë pyetur dhjetëra dëshmitarë, madje udhëtoi deri në Serbi. 

Gjetjet kanë treguar se policia disponon pamjet e ÇTV, ku shfaqet personi i dyshuar. Në video vihet re se personi mashkull me flokë të errët, supozohet se ka lindur midis viteve 1960 dhe 1970. Individi u regjistrua përafërsisht një milje larg skenës së vrasjes, duke hyrë në stacionin e metrosë Putney Bridge, duke blerë një biletë. Vetëm pak sekonda pas hyrjes së tij, ai bëri një kthesë të papritur dhe doli nga stacioni, zbulojnë dosjet e policisë.

Gjatë seancës fillestare të hetimit të Jill-it, më 5 maj 1999, kryeinspektori i Det Hamish Campbell sqaronte se një burrë që përputhej me përshkrimin e të dyshuarit duke hipur në autobus. Autori udhëtoi me autobus dy stacione larg nga Fulham Palace Road, deri në stacionin e metrosë. Pamjet e CCTV nga brenda dhe rreth stacionit u morën nga detektivët nën dyshimin se i dyshuari mund ta ketë zgjedhur posaçërisht atë rrugë.

Kush është Ulmek?

Ulmek ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Zabela, Serbi, pranë qytetit lindor të Prozarevacit. Ulemek u dënua për komplot për vrasjet e ish-presidentit të Serbisë Ivan Stambolic në vitin 2000 dhe kryeministrit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Zoran Gjinxhiç në 2003. Ish-shefi i bandës ia doli të mësojë anglisht ndërsa jetonte në Londër kur ishte i ri. Ai është ushtari më famëkeq i Serbisë dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se njësitë e tij ishin përgjegjëse për disa nga mizoritë më të këqija në luftërat jugosllave të viteve '90.

Më shumë i njohur me pseudonimin e tij, Legija, Legjionar, ai gjithashtu e quan veten Lukoviç, një emër që e mori nga ish-gruaja e tij.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë