Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen me procedurë të përshpejtuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës.  

Për 9 muaj, nsi nga1 maj deri më 30 janar të vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do ta kalojnë në kufi pa paraqitur dokumentet e identifikimit. Më herët kjo levizja pa procedure ishte vetëm gjatë 3 muajve të verës.

Qytetarët e Kosovës që kane zgjedhur të udhetojnë sot thonë se zbatimi i marreveshjes do shmangë trafikun në Morinë.

Vetëm në orët e para të ditës së sotme nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri  rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetra autobuzë.