Investigimi, Artan Hoxha
nderohet me çmim special

Investigimi, Artan Hoxha<br />nderohet me çmim special
BEOGRAD- Juria e Forumit të Mediatik të Europës Lindore nderon me çmim special gazetarin e njohur investigativ, Artan Hoxha. Ceremonia e dhënies së cmimit u organizua sot në Beograd.

Cmimi special i është dhënë Artan Hoxhës për mbulimin kurajoz të demonstratës së opozitës më 21 janar, ku para kryeministrisë, mbetën të vrarë 4 demonstrues.

TV NEW24 transmetoi pamjet ekskluzive të vrasjes së dy protestuesve nga gardistët, të siguruara nga gazetari Artan Hoxha dhe kameramani Ervin Daja.

Me çmim të parë, „Ince-Seemo 2011“ u nderua gazetari polak, Wlodzmierz Kalicki. Vitet e fundit Kalicki është dalluar për disa shkrime, mes të cilave, një investigim nëpërmjet të cilit arriti të gjejë në Gjermani një pikturë të famshme të artistit polak, Aleksander Gierymski. Vepra me titull „Gruaja hebre me portokalle“ ishte vjedhur në Muzeun Kombëtar të Varshavës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cmimet janë dhënë nga sekretari i përgjithshëm i, Qëndres së Inisiativës Europiane (Ince) Gerhard Pfanzelter.

Vetë gazetari polak nuk ka mundur të marrë pjesë në dhënien e cmimit duke i dërguar një letër organizatorëve, ku nënvizon se „gazetaria investigative shpesh është mënyra e fundit për të pasur drejtësi në botën e sotme“

Ndërsa gazetares serbe Dijana Suboticki i është dhënë cmimi për punën e saj për mbulimin e korrupsionit në zonat periferike të Serbisë, si dhe sllovenëve Matej Surcand dhe Blaz Zgaga, autorë të librit triologji „ Në emër të shtetit“ ku denoncohet tregtia e armëve në Slloveni, në 1990.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë