Investigimi/ Familja Berisha tenton të infiltrojë të besuarën në drejtësi! Ortakja e Ismail Mulletit, që i dha Shkëlzenit 350 mijë euro, kalon fazën e parë për në KLGJ e KLP

Investigimi/ Familja Berisha tenton të infiltrojë të besuarën në drejtësi! Ortakja e Ismail Mulletit, që i dha Shkëlzenit 350 mijë euro, kalon fazën e parë për në KLGJ e KLP

Në foto: Familja Berisha dhe Erinda Ballanca

Familja Berisha nuk heq dorë nga zakoni i vjetër i infiltrimit të tentakulave në sistemin e drejtësisë. Përpjekja e fundit i përket Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku Sali dhe Argita Berisha po përpiqen të emërojnë një person të lidhur me aferat kriminale të familjes.

Bëhet fjalë për Entela Shehaj (Memishaj) e kandiduar nga avokatja e familjes Berisha, Erinda Ballanca, për të plotësuar një nga vendet vakante rezervuar avokatëve në një nga dy strukturat më të rëndësishme të drejtësisë. Erinda Ballanca, shoqe e Argita Berishës dhe avokate personale e Sali Berishës dhe shumë eksponentëve të PD-së, që në kohën kur Berisha ishte në pushtet, u emërua në 2017 Avokate e Popullit pikërisht me propozim të Partisë Demokratike në vazhdën e marrëveshjes Rama-Basha. Tani, si Avokate e Popullit Ballanca ka të drejtë të zgjedhë 4 kandidatë për 2 vende vakante nga radhët e shoqërisë civile dhe 13 kandidatë për 4 vende vakante nga radhët e avokatisë.

Aplikimi për vendet vakante u shpall nga Kuvendi në 20 korrik dhe puna për përzgjedhjen e tyre nisi në gusht, shkruan BIRN. Sipas Ballancës, faza aktuale është ajo e intervistimit të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë dhe renditja e tyre, sipas pikëzimit në listën përfundimtare që i dorëzohet Kuvendit. Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit, 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill. Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.

Mes 13 kandidatëve nga radhët e avokatisë që kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit të Avokatit të Popullit, del emri i Entela Shehaj Memishajt, nje emër befasues nëse kihet parasysh se çfarë është botuar për të në media në të shkuarën. Në fakt emri i Entela Shehajt është i lidhur direkt me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë.

Personazhi kyç, me anë të cilit Mulleti i ka dhënë si bakshish Shkëlzen Berishës, në dy pagesa, 200 mijë euro dhe 150 mijë euro, është pikerisht Entela Shehaj Memishaj. Kjo e fundit rezulton administratore e kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, e cila ka lidhur një kontratë me Shkëlzen Berishën për shitjen e rreth 50 mijë m2 tokë, në këmbim të një pagese prej 150 mijë eurosh. Toka ndodhej në njëjtën zonë kadastrale në Durrës, në fshatin Rinia, ku rezulton se kanë blerë prona sekseri i famshëm i qeverisë Berisha, Damir Fazlliç dhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha bashke me burrin, Jamarber Malltezi. Pra, bëhet fjalë për të njëjtën zonë gjeografike, ku kanë bërë pazare me pronat Argita, Shkëlzeni, Fazlliçi, Mulleti, Shehaj etj. Zona ku sipas një vendimi te qeverise Berisha te nëntorit 2008 duhej të zgjerohej parku energjetik i Porto Palermos duke e rritur kështu në mënyrë drastike vlerën e tokës.

Më datë 14 korrik të 2008, Shkëlzen Berisha dhe Ismail Mulleti lidhin një kontratë. Sipas kësaj kontrate, detyra e Shkëlzenit ishte ndërmjetësimi për blerjen e pronave në fshatin Rinia në Durrës, në zonën kadastrale 31 84, me numër pasurie 60/2, 60/3, 60/4, 60/5, 60/6, 60/7, 60/8, me sipërfaqe 57 494 m2. Shkëlzeni duhet të identifikonte shitësit potencial të tokës, identifikimin e pronave, të dhëna për shitësit etj. Për këtë shërbim, i cili mund të kryhej në vetëm pak minuta, me anë të një verifikimi nga institucionet shtetërore, Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti. Fiktiviteti i shërbimit, me anë të cilit djali ish-kryeministrit ka marrë paratë, është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ka dyshime të forta se shuma prej 200 mijë eurosh të mos jetë vlera e vërtetë.

 Në datën 11 dhjetor të 2009, po në Fshatin Rinia në Durrës, në zonën e Porto Romanos, Shkëlzen Berisha, ka lidhur një kontratë me Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, për t’i gjetur blerës për blerjen e rreth 50 mijë m2 tokë që kanë në pronësi, duke marre si shpërblim 3 euro për çdo metër katrorë. Në rastin konkret për shërbimin e tij, Shkëlzen Berisha fiton 150 mijë euro të tjera. Aspekti i çuditshëm që të bën të mendosh për një shërbim fiktiv të shpikur në letër vetëm për të justifikuar derdhjen në llogarinë bankare të Shkëlzen Berishës të parave, është fakti i zbuluar nga Shqiptarja.com që shoqëria që shet 50 mijë metra katrorë tokë në fshatin Rinia ka si administratore Entela Shehajn, pra të njëjtin person që është ortake e Ismail Mulletit, që paguan Shkëlzen Berishën për të gjetur tokën për blerje në fshatin Rinia. Nëse blerësi dhe shitësi janë ortakë mes tyre, përse kanë nevojë të paguajnë Shkëlzen Berishën 350.000 euro për një ndërmjetësim të panevojshëm?

Entela Shehaj në fakt rezulton administratore dhe ortake me 10 % në kompaninë IMAH 2014 sh.p.k. Në këtë kompani del që Ismail Mulleti ka 45% të aksioneve. Pra, Shehaj dhe Mulleti janë bashkëpronar. Ndërkaq Entela Shehaj, sipas të dhënave të QKR, është administratore e Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k edhe gjatë kohës së lidhjes kontratës me Shkëlzen Berishën në 16.11.2009, ndërsa vazhdon të jetë edhe sot. Ka edhe dy mistere të tjera në këtë histori. Misteri i parë, nuk dihet se kujt i ka blerë tokën në Porto Romano kompania Stellar Real Estate Investmens Albania. Misteri i dytë, nuk i dihen pronarët e vërtetë të kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k , pasi sipas regjistrimit në QKR, pronar i 100 % të aksioneve është Stellar International Property Fund Limited, e cila është një kompani e regjistruar në Gibraltar, parajsë fiskale.

Ismail Mulleti, personi që i dha 200 mijë euro Shkëlzen Berishës, si dhe dyshohet që i dha edhe 150 mijë euro të tjera, është një emër jo pak i njohur. Bizenesmeni Mulleti është shqiptari i vetëm deri tani, emri i të cilit rezulton i përfshirë në dosjet voluminoze të skandalit financiar “Panama Papers”. Ai është bashkëpronar në “GFI Techonologies” me izraelitin Assaf Halkin. Kompania e tij gjatë vitit 2013 fitoi koncesionin e markimit të karburanteve, pak para se qeveria “Berisha 2” të mbaronte mandatin. Dy ortakët e kanë regjistruar kompaninë në maj të vitit 2013 në ishullin Anguilla në Amerikën Qendrore. Mulleti dhe Halkin kanë edhe një kompani tjetër të regjistruar në Shqipëri. Dokumentet e QKR tregojnë se ata janë ortakë me nga 45 % në kompaninë “IMAH”, me adresë në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”. Pikërisht në kompaninë “IMAH” është administrator dhe ortake Entela Shehaj, personi që lidh dy kontratat fitimprurëse si ndërmjetës të Shkëlzen Berishës. Mulleti është një emër me një histori të gjatë në Shqipëri. Ai njihet si i përfolur për lidhje me kompaninë “Shqiponja” shumë afër PD, gjatë viteve 1992-¬1996, dhe bizneseve të tjera të afërta me PD.

Tani Entela Shehaj Memishaj pavarësisht lidhjeve të saj të errata me politikën dhe financën off-shore kandidohet nga avokatja e Sali Berishës, Erinda Ballanca për t'u futur dhe për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ ose dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, dy organe shumë të fuqishme kontrolli, anëtarët e të cilëve duhet të kenë integritet absolut pikërisht për mundësinë e tyre për të ndikuar sjelljen dhe karrierat e gjykatësve dhe prokurorëve. Një zgjedhje skandaloze e cila vë në diskutim edhe integritetin e Avokates së Popullit dhe të gjithë procesin e seleksionimit të kandidaturave që ajo po zhvillon.

Në foto: Kandidatët e propozuar nga Avokati i Popullit, Erinda Ballanca 

S.G/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • reti11: 16/12/2023 13:04

    Kjo rrace e ndyre vicidolash, qysh nga gjyshi, hajtut kishash e vrases prifti! Keta grykes dhe gjakpires duhet te shkojne si fis ne litar! Meritojne denime mesjetare, ne turren e druve te digjen, per se gjalli!

    Përgjigju
  • eli: 15/12/2023 09:13

    Ore po ca jane gjithe keta me nga dy emre dhe dy-tre mbiemra!!!!

    Përgjigju
  • Drini: 14/12/2023 20:47

    KY plehre eshte mesuar me maloqet plepista qe I beri prokuror e gjyqtar po besoj tani ka baba bicak.

    Përgjigju
  • Seba: 14/12/2023 19:51

    Po amerika i di keto... ? Besoj se po ,,nuke ka shance tja futi amerikes ky komunist i kamufluar qe quhet sali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale