Investigimi/ Greqia përzë
sirianët, shqiptarët i trafikojnë 

Investigimi/ Greqia përzë<br />sirianët, shqiptarët i trafikojnë 
 TIRANE - Nga kufiri me Greqinë drejt Shqipërisë po hyjnë dita ditës me dhjetëra e qindra klandestinë sirianë, apo nga vendet e tjera. Ata synojnë vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që Greqia nuk po i mban më në kampet e saj, pavarësisht se merr 65 euro për person në ditë nga BE.

Vetëm dje policia e Gjirokastrës ka ndaluar 52 shtetas sirianë që kishin kaluar ilegalisht kufirin. Ky është një invstigim i gazetës Shqiptarja.com, mbi itinerarin e këtyre klandestinëve, paratë që paguajnë dhe si po përfitojnë trafikantët prej tyre.
 
Lufta civile që vazhdon në Siri, po bëhet një “minierë ari’ për trafikantët e Ballkanit, mes tyre edhe shqiptarët. Burimet e gazetës pohojnë se flitet për qindra mijëra euro që qarkullojnë vetëm në pak ditë. Janë në shumicë qytetarë të Sirisë të larguar prej vendit të tyre prej luftës dhe situatës jashtë normales në këtë vend, ku është bërë e vështirë edhe sigurimi i bukës. Numri i tyre është shumë i lartë dhe dëshira për të qëndruar në një vend të BE-së, qoftë edhe duke paguar shuma të konsiderueshme për situatën e tyre, ka vënë në lëvizje rrjetet e trafikantëve të qënieve njerëzore. Shqipëria është vendi tranzit që lidh Greqinë me Malin e Zi, destinacioni i rradhës i refugjatëve. Sigurisht në “një garë” me policinë e shtetit shqiptar.

Vetëm dje Sektori Kundër Trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kakavijës kanë zhvilluar disa operacione për të bllokuar klandestinët në kufirin me Greqinë. Së bashku me të kapurit e tjerë të kësaj jave, vetëm në kufirin e Kakavijës bëhen rreth 200 klandestinë të kapur. Burimet tona pranë zyrtarëve të lartë të policisë bëjnë me dije se këta shtetas klandestinë shoqërohen nga shtetas shqiptarë, të cilët edhe janë skeduar.

SITUATA
Një burim i yni në policinë e Gjirokastrës ka pohuar se nuk dihet se mund të jetë numri i personave klandestinë që kanë mundur t’i shpëtojnë rrjetës së policisë kufitare shqiptare duke mbërritur në kufirin tjetër, atë të Hanit të Hotit për të kaluar në Malin e Zi, e më pas në Europë. Ai pohon se në fakt është vërejtur edhe një “ngjallje” ditët e fundit e lëvizjeve përgjatë rrugës Kakavijë-Shkodër. Ndërkohë që dje, pas një operacioni, policia e Gjirokastrës ka arritur të kapë 51 shtetas klandestinë. Sipas burimit tonë, ata janë pyetur dhe janë lënë nën mbikqyrjen e policisë së Kakavijës deri në plotësimin e dokumentave për rikthimin në shtetin helen.

REFUGJATET 
Lufta në Siri ka detyruar që shumë persona të marrin rrugën për të qenë më shumë të sigurt. Pasi kanë kaluar në Turqi, klandestinët kanë qëndruar për t’u strehuar në kampe të ngritura në Greqi falë financave që Bashkimi Europian ka dhënë për strehim dhe ushqim. Menaxhuesit e këtij projekti kanë ndërprerë komplet ndihmat për të ardhurit, duke i detyruar më pas të largohen. Sirianët, të venosur ngushtë, kanë para si të favorshëm për tranzit kufirin tonë për tu drejtuar më pas në Malin e zi dhe më pas në vendet e Bashkimit Europian.

“Këta shtetas ishin të strehuar në kampet e përqëndrimit të trajtimit të refugjatëve në Greqi, pasi Greqi merr për çdo shtetas të huaj 65 euro në ditë për ta. Por për shkak të krizës në Greqi janë ndërprerë dhënia e plotë të paketës ushqimore. Sëfundi i’u kanë prishur dhe kampet dhe i kanë ndjekur. Madje kanë dhe një dokument me vete që vërteton se kanë qënë në kampet e refugjatëve në Greqi”, thonë burime zyrtare nga policia. Të vendosur në këtë situatë ata marrin përsipër emigrimin duke paguar garancinë për të shkuar në destinacion. Por këta emigrant janë të paligjshëm. “Këta shtetas janë emigrantë të paligjshem, kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të varfërisë dhe gjendjes së përkeqësuar të rendit publik”, shprehen burime të sigurta për Gazetën Shqiptarja.com. Të pyetur se a janë të pajisur me dokumenta këta shtetas, ata thonë se “kanë dokumenta por jo për në vendet e Bashkimit Europian”. 

KAMPET
Klandestinët kanë qëndruar në kampe të ngritura në Greqi falë financave që Bashkimi Europian ka dhënë për strehim dhe ushqim për këtë komunitet. Kur Greqia i dëboi, këta persona kanë para si të favorshëm kufirin tonë për tu drejtuar më pas në Malin e zi dhe më pas në vendet e Bashkimit Europian

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator