Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani ka folur sot për investigimin e kryer nga gazetarët britanikë lidhur me kontrabandistët shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Në një lidhje me gazetarin Arbër Hitaj, Hasani theksoi se investigimin e pa me keqardhje por theksoi se shqiptarët nuk janë të vetmit protagonistë të botës së krimit.
“E pashë me keqardhje investigimin e gazetës ‘AlExpress’ sepse ajo nxjerr një anë të padëshiruar të shqiptarëve. Unë dua të theksoj se banda ka nga çdo vend i botës jo vetëm nga Shqipëria. Përgjigja më e mrioë ndaj kriminelëve, trafikantëve që organizojnë këtë aktivitet është dypalësh. Të investohen autoritetet britanike dhe t’i vënë përpara drejtësisë. Qeveria shqiptare duhet të veprojnë menjëherë për të ndalur këtë fenomen shkatërrimtar. Krijojini mundësitë qytetarëve shqiptarë që ata të kenë mundësinë të vijojnë jetën e tyre në Shqipëri.”- tha avokati Naim Hasani
Avokati shtoi se në dallim me vitin e kaluar, shifrat e kalimit të emigrantëve ilegalë nga La Manshi është shumë herë më i ulët.
“Për fat të mirë nuk kemi të njëjtat shifra me vitin e kaluar, pra kemi një ulje drastike të shqiptarëve të La Manshit. Unë besoj se janë 100 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Britani”- tha ai.
Një profil në rrjetet sociale me emrin “Rrugë Anglie”, ku janë vendosur një logo Anije dhe Avioni, është vetëm një prej grupeve të identifikuara nga një dokumentar si britanikes Daily Express me aktivitet në dërgimin ilegal të emigrantëve shqiptarë në Angli.
Reklamat në rrjetet sociale tregojnë se trafikantët nuk bëjnë asnjë ditë pushim ndërsa pagesa për person ka arritur deri në 3500 paund. “Shqipe, eja nisuni, maksimumi për 12-24 orë do jeni në hotel, nisje çdo ditë shqipe”- shkruhet në një prej reklamave në rrjetet sociale.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 5150
Lajme të tjera
-
Përplasja për skulpturat me Mitsotakis, Sunak nuk pendohet: Është e papërshtatshme të diskutohet për të kaluarën
29 Nëntor, 15:05
-
VIDEO/ Me makina luksoze dhe fishekzjarre, mijëra shqiptarë ‘zbarkuan’ në rrugët e Londrës për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë! Arrestohen disa prej tyre
29 Nëntor, 13:40
-
Rikthehet historia! 'Na ktheni mermerët e Partenonit', përplasje diplomatike mes Londrës dhe Athinës! Sunak anulon takimin me Mitsotakis
28 Nëntor, 09:45
-
Balla në Londër takon drejtuesit e agjencisë britanike kundër krimit: Bashkëpunojmë për gjurmimin e aplikacioneve ‘Enrochat’ dhe ‘sky’
27 Nëntor, 17:30
-
Ministri i Brendshëm vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, takim me ministrin për Emigracionin, Robert Jenrick
27 Nëntor, 14:32
-
'DailyMail' shkrim për Kukësin: Adoleshentët zotohen se do ikin në Britaninë e Madhe se s’ka punë
27 Nëntor, 13:22
-
Pasuri të pabesueshme, njihuni me 10 familjet mbretërore më të pasura në botë
27 Nëntor, 08:48
-
I riu britanik kërcënonte të dashurën për vite me radhë: Nëse më braktis, miqtë e mi shqiptarë do të qëllojnë ty dhe familjen
26 Nëntor, 13:53
-
Sekretari i Brendshëm britanik i frustruar me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda: Misioni është ndalimi i varkave, s’ka rëndësi mënyra
25 Nëntor, 20:47
-
Amazon, protesta në të gjithë Europën për të Premten e zezë: Punëtorët në grevë, kyçin magazinat
24 Nëntor, 14:00
-
VIDEO/ Merr flakë kantieri i ndërtimit në Britani, publikohet momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë punëtorin me vinç
24 Nëntor, 11:17
-
‘Para, makina dhe vajza’, pse adoleshentët shqiptarë rrezikojnë jetën për shtëpitë e barit?! Gazetari britanik: Bëjnë jetë luksi kur kthehen nga Anglia
22 Nëntor, 10:08