Investigimi i Report Tv/ Tregti me arsimin? Pa u ulur në kompjuter, studentët blejnë diplomat! Mister kush qëndron pas ofertuesve të temave

Report Tv vijon investigimin për temat e blera të diplomave, ku konstaton se pa u ulur as edhe një ditë në kompjuter, studentët marrin nota të larta. Për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përgjegjësia më e madhe është e pedagogëve udhëheqës, të cilët duhet ta kuptojnë se kur një diplomë është blerë. Report Tv sjell dëshmitë e 2 studentëve se si e blenë temën e diplomës.

 “Imagjinoni një I diplomuarpër master I cili nesër përgatitet  të punojnë institucione të ndryshme publike apo private  kanë nisurdiplomimin e tij me njëpunim të vjedhur.”- shprehet rektori i universitetit Bujqësor të Tiranës.

Report Tv para një muaji denoncoi  fenomenin e shitblerjes së temave të diplomës. Faqet online, ofertues të punimeve të diplomave të gatshme kundrejt pagesës nuk I ndaloi as ky denoncim mediatik.

 “Për mua është një fenomen i jashtëzakonshëm sepse është e patolerueshme dhe e papranueshme që një student i cili diplomohet ose të pretendoj të diplomohet me një punim të vjedhur ose i blerë që do të thotë që në nisje studenti ka kompromjentuar veten e vetë.”- tha rektori.

Por pavarësisht nga këto kritika të  rektorit  ,tani që sezoni i provimeve ka përfunduar studentët po përballen  me fazën e prezantimeve. Por si janë vlerësuar studentët që e blenë temën e diplomës?

 Studentja 1: Jam studente master shkencor.

Gazetarja: Punimi juaj u vlerësua me notën?

Studentja 1: Punimi im u vlerësua me notën 9.

Studentja 2: Mora 7.

Por cilët janë arsyet  që një student vendos ta blej një temë diplome dhe jo ta  përgatis vetë?

Së pari fillon me pjesën e kohës, së dyti me pjesën e stresit absolutisht dhe së treti  për një detyrë sa më cilësore , për një punim sa më cilësor

 “Diplomat bëhen me para sepse kanë frikë, mos bëhet plagjiaturë dhe nuk dinë të bëjnë vetë një punim cilësor me nivele të larta akademike . Edhe koha nuk më del, sa në punë, sa në aktivitete të tjera që jam e angazhuar, nuk e kam mundësinë.'- thuhej në në një citimin e instagramit të një studentetje mesazhi.

Report Tv u kërkoi një reagim rektorëve apo dekanëve  të disa universiteteve apo dhe ministrisë së arsimit për të mësuar se në ç' fazë jemi dhe çfarë po bëhet konkretisht me këtë fenomen që pandalshëm po vijon.

Por ftesës tonë për prononcim  iu përgjigj pozitivisht vetëm rektori i universitetit bujqësor.

”Janë disa formularë ku studenti fillimisht raporton në departament dhe tek drejtuesi i temës së diplomës master në lidhje me metodologjinë e çdo 6 muaj raporton progresin e punimit shkencor ku ai është.”

Por Pavarësisht politikave dhe rregulloreve të brendshme të fakulteteteve dhe departamenteve të ndryshme faqet që shesin tema diplome ecin këmba këmbës me kërkesat e pedagogëve.

'Për pjesën e drafit  kam çuar diku tek 3 drafte domethënë pedagogut udhëheqës të cilët i ka parë. më ka referuar 2-3 pika të cilat duhet të bëja ndryshime, më pas unë u dakordoja , dërgoja komunikim qendrës sesi duhet të ishte vazhdimësia  e punimit, ndryshimet që duhet të bëheshin në atë punim.

Nën patronazh studentët deri në përfundim të punimit i merr një pedagog udhëheqës.'- tha studentja

 “Kuptohet që kjo është përgjegjësi direkte e pedagogut udhëheqës të temës së diplomës në Bachelor apo në Master.”- u shpreh rektori i UBT

Për çdo ndjekjen e çdo punimi të studentëve që merr nën patronazh  pedagogu merr para shtesë. Por si duket  askush nuk arrin t’i dalloj këto punime të gatshme ...

BISEDA TELEFONIKE:

Gazetarja: Së fundmi besoj e keni prezantuar punimin e diplomës. Si shkoi?

Studentja 1: Domethënë prezantimi shkoi shumë mirë. Domethënë nuk pata problematika.

Ose për arsye të panjohura vendos të zgjedh heshtjen.

Gjithçka duket e mirëorganizuar. 

 “Kuptohet që kjo është përgjegjësi direkte e pedagogut udhëheqës të temës së doplomës në bacheloor apo në master.”- tha rektori i UBT-së

Duket se më të sigurt për zotërimin e njohurit të tyre deri tani janë studentët që zhvillojnë në vend të temës së diplomës, provim me shkrim.

“Vetëm studentë të cilët kanë performancë akademike të 3 viteve mbi mesataren 8 kanë të drejtë të marrin temë diplome , ndërsa përsa i përket programeve master të gjithë studentët i nënshtohen temës së diplomës të tjerët provim.”- tha rektori i UBT ndër të tjera.

Pas sezonit të korrikut të prezantimit të temave studentët që e kanë shtyrë këtë fazë për në shtator, të tjera punime diplomash do të vazhdojnë t’i blejnë në faqet online. Po fenomenin kush do ta ndalojë?

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/07/2022 23:51

    Mendoj qe nje pjese dhe mund te evitohen,sidomos ne shkencat ku futet eksperimenti.P.sh.ne UBT,ne fizike,kimi.ing.mjekesi,psikologji,arkitekture,etj ku temat te lidhen me rezultatet kerkimore ne terren dhe eksperimente,pra tema te mbrohet me fakte konkrete,me pune ne terren ose laborator,jo me faqe e faqe te tera llafollogji.Me e veshtire eshte per lende si historia,gjuhesia,shkencat politike.

    Përgjigju
  • Ylli: 18/07/2022 14:39

    Arsimi ka shkuar ne nivele skandaloze.Edhe kur kemi problematika dhe i drejtohemi ministrise jane indiferente dhe te papergjegjshem.Rama e gjen kohen per t'iu pergjigjur edhe injorantevr ndersa ministrja jo.Dikur Selman Hodo behej vegel.Ne kohen e Besa Shahinit gjerat ishin ndryshe ,shume me mire

    Përgjigju
  • studenti: 18/07/2022 14:19

    Pershendetje, perse juve ju ben pershtypje blerka e diplomes master? Sot po blihen doktoratura, ato jane plagjiatura dhe vleresohen shume mire. Pergjegjesia eshte komplet e pedagogut udheheqes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in