Gazetari i gazetës gjermane 'Bild' Pieter Tiede paralajmëroi sot se nesër do të publikojë përgjime të reja lidhur me dosjen 339. Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.

Çuditërisht pas dy javësh heshtje, 'investigimi' i radhës i mister Tiede do të dalë prapë nesër, pra një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, që pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat. Natyrisht nuk behet fjale per investigim gazetaresk sepse Peter Tiede nuk ka zbuluar asgje me pune e tij, por thjeshte ka bere publike pergjimet qe jane ne duar te prokurorise, mbi te cilat prokuroria duhet te hetoje. Te publikosh keto dokumenta, qe PD apo prokuroria ia kane dhene Tiede-s,  ne rastin me te mire, mund vetem te demtoje hetimet, por sigurisht nuk mund te ofroje nje kontribut ne punen e hetuesve. Vlera e tyre e vertete e publikimit eshte vetem t'i sherbejne kauzes politike te opozites

A mund të jetë vallë rastësi që përgjimet qe ka ne dore gazetart gjerman publikohen në sinkron me axhenden e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar kundër hapjes së negociatave? Një koincidencë është koincidencë, dy koincidenca janë një provë.