TIRANE - Niveli i lartë i informalitetit në sektorin e ruatjes sigurisë private kanë sjellë për pasojë skenat për të cilat jemi dëshmitarë sot: shohim në ekrane policë privatë si ai që u çarmatos vetëm me një shuplakë gjatë vjedhjes së “Union Bank”, apo si ai që mbajti rolin e spektatorit gjatë ekzekutimit të një biznesmeni mjaft të njohur, disa muaj në parë në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Ndërsa në Shqipëri numërohen rret 270 kompani të licencuara në Shërbimin e Ruatjes dhe të Sigurisë Fizike, institucionet zotërojnë shifra të ndryshme përsa i përket numrit total të të punësuarve në këto subjekte.

Në regjistrat e Inspektoriatit të Punës rezultojnë të regjistruar 4,200 punonjës, në Policinë e Shtetit rezultojnë rreth 8 mijë syresh, ndërkohë që numri real mendohet si shumë më i madh.