Investigimi/ Prej 1 muaji e gjysmë, Basha me pushime! Asnjë dalje publike (17 anëtarë të PD në terren përditë)

Investigimi/ Prej 1 muaji e gjysmë, Basha me pushime! Asnjë dalje publike (17 anëtarë të PD në terren përditë)

Lulzim Basha

Janë të shumtë shqiptarët që ankohen se në kompanitë ku punojnë, pikërisht ata që kanë rroga të ulta kanë një volum pune shumë më të madh se drejtorët apo shefat e tyre. Po nëse kjo ndodh rëndom në kompani të strukturuara keq, a është normale që e njëjta të ndodhë me njeriun që pretendon të bëhet Kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit?

Një investigim në faqen zyrtare të Partisë Demokratike tregon se që prej 1 gushtit, janë 17 anëtarë dhe ish-deputetë që shpërndahen në terren, lexojnë deklarata, denoncime, e mbajnë të gjithë peshën publike të forcës së tyre politike. Pas tyre, pa dyshim ka dhe shumë anëtarë të tjerë që përgatisin axhendën, ndjekin aktualitetin politik apo marrin pjesë në aktivitete minore.

Po lideri? E vetmja shenjë jete ka qenë në datën 19 gusht, kur në faqen zyrtare të PD është publikuar një deklaratë e tij, përsëri jo një event publik. Në total, në harkun kohor të një muaji e gjysmë, anëtarët me më shumë dalje publike janë Endri Hasa, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi me nga tre. Ndjekur me nga dy, Grida Duma, Çlirim Gjata, Luçiano Boçi, Dhurata Çupi dhe Ndriçim Mehmeti.

Në mungesë të liderit, peshën e aktiviteteve publike të PD e kanë mbajtur më pas Lindita Metaliaj, Izmira Ulqinaku, Enno Bozdo, Ferdinand Xhaferri, Enkelejd Alibeaj, Arben Kashahu, Mateo Spaho, Ervin Minarolli dhe Gazmend Koduzi. Në këtë drejtim, kontrasti me Kryeministrin Edi Rama është kolosal. Përmes rrjeteve të tij të komunikimit, ERTV, evente, etj, Rama është i pranishëm disa herë në ditë në ekrane apo rrjetet sociale të kujtdo.

Nëse është i pranishëm më shumë seç duhet, secili ka të drejtë ta gjykojë ashtu siç e mendon. Por, nga ana tjetër, personi që tenton ta zëvendësojë është zhdukur pa lënë gjurmë dhe konsideron të vlefshme të vetmet dalje publike (përsëri jo gjatë kësaj kohe), praninë e tij në emisionet e darkës, pak përpara gjumit të shqiptarëve. Përsëri, PD mund të pretendojë se kjo është një strategji e ndjekur me kujdes me qëllim që të krijojë përshtypjen e një mbështetje masive dhe pjesëmarrje të barabartë të të gjithë anëtarëve të saj.

Edi Rama në opozitë ishte prapë “i bezdisshëm”, duke dalë gati përditë në media, në deklarata publike, denoncime, etj. Ndërsa Lulzim Basha ka zgjedhur një stil shumë më të përgjumur, duke lënë të tjerët që të bëjnë atë që në thelb duhet të ishte detyra e tij. A është kjo një sjellje normale nga njeriu që kërkon të kontrollojë fatet e shqiptarëve? Secili ja të drejtë ta gjykojë ashtu siç mendon, por faktet mbeten këto dhe kushdo ka në dorë t’i kontrollojë personalisht në faqen zyrtare të Partisë Demokratike./Lexo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • He Luli: 16/09/2020 16:15

    Kodosh ke shikon ashtu Jovan Bregu per nje cik Kryeminister? Po di behesh bashke me kete temin ne dore

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 16/09/2020 15:07

    Hallall plako!! Je i madh! E kujt i plasi k... per poziten dhe opoziten!! Hahahahah!!!!

    Përgjigju
  • Agim: 16/09/2020 14:00

    Basha nje idiot. Si mund te shkoje me pushime? Pse ca i duket vetja, Rama? Ose, nese nuk shkon pse nuk nxjerr foto sikur eshte duke bere ndonje gje poshte e larte si lali eri? Pfffd, opozite kot.

    Përgjigju
  • Erik: 16/09/2020 13:49

    Nder te paktat raste kur mund t'i them faleminderit Bashes qe s'e kemi patur neper kembe gjithe kete kohe. Po ben ndonje kurs intensiv per aktrim para Desades dhe Aureles, mqse ka perpara vit zgjedhor dhe duhet te genjeje vënçe.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 16/09/2020 13:47

    Halln e ktyne qani ju,,po ky esht shefi ca do boj ky dy jav pushime si popull

    Përgjigju
  • Honglateri: 16/09/2020 13:46

    Basha nje langaraq. Kalaman hesapi mos ja vini re nje bibiron ne goje dhe kaq.

    Përgjigju
  • Sali: 16/09/2020 13:45

    Ça është ky kok gjilpone kshu,ky do e rregulloj shqiperine,asihere

    Përgjigju
  • FATMIRI: 16/09/2020 13:18

    ÇA MERENI ME KETE GRUA Q......KY E KA VENDIN NE BURG ASGJE ME TEPER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja