Investim në N/Stacionin elektrik Palasë, Balluku: Kemi marrë masat për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji gjatë sezonit turistik 

Zonat turistike të vendit kanë një vëmendje të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit turistik edhe në drejtim të infrastrukturës elektro-energjetike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik me fokus të veçantë zonat bregdetare, të cilat gjatë këtyre muajve kanë një fluks të lartë vizitorësh. 

Për të siguruar një furnizim sa më të mirë dhe cilësor me energji elektrike janë kryer në vijimësi investime në nënstacione dhe rrjetet e shpërndarjes. Nënstacioni elektrik i Palasës i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, përmes një investimi prej 120 milionë lekësh, i cili ka katërfishuar kapacitetin e tij, si dhe ka ulur në maksimum mundësitë për avari të ndryshme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar investimin e kryer në këtë nënstacion, ku është njohur nga afër edhe me masat e marra për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike në bregdetin e jugut.

Drejtor i Njësisë Jugperëndim për Tensionin e Larte në OSSH, Gert Bilero e informoi ministren lidhur me punimet e realizuar gjatë rikonstruksionit si dhe efektin që kanë ato në mbarëvajtjen e punës së këtij nënstacioni, por edhe të gjithë rrjetit që mbulon zonën. 

“Kapaciteti i këtij nënstacioni është katërfishuar. Krahas tij, janë edhe nënstacionet e lëvizshme të cilat ne i stacionojmë në zonat më pike, ku kemi ngarkesat më të mëdha dhe ato janë jo vetëm për të mbajtur ngarkesën, por edhe për të bërë mundur që skema të jetë sa më e thjeshtë në rast se një nga këto nënstacionet apo linjat e shpërndarjes të dalë me defekt”, tha Bilero.

Nënstacioni elektrik i Palasës mbulon rreth 5400 abonentë, por gjatë sezonit turistik numri i tyre rritet ndjeshëm, ndërkohë që rritje ka shënuar edhe kërkesa për ngritjen e objekteve të tjera në fushën e hotelerisë në zonën e bregdetit. Për t’ju përgjigjur këtij zhvillimi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se në këtë zonë është investuar dhe do të vijojë të investohet për t’ju përgjigjur kërkesave të sipërmarrësve dhe për të garantuar një shërbim sa më cilësor për vizitorët dhe banorët vendas në të gjithë vijën bregdetare.

“Ky nënstacion është ndërtuar para 10 vitesh, por me kapacitete shumë të vogla. Me zhvillimin që ka marrë zona ka lindur nevoja që menjëherë të investonim 120 milionë lekë, për të ngritur kapacitetet dhe për t’i ofruar të gjithë zonës që ka rreth 15 mijë banorë, por ç’është më e rëndësishmja ka edhe 1330 biznese dhe 82 entitete shtetërore, furnizim të pandërprerë dhe cilëson me energji elektrike”, theksoi ministrja Balluku.

Investimet e realizuara dhe ato të cilat janë në proces realizimi, sigurojnë një menaxhim më të mirë dhe shumë herë më të monitoruar të të gjithë zonës, duke krijuar kushtet për të ndërhyrë dhe zgjidhur brenda një kohe shumë të shkurtër çdo avari që mund të evidentohen. Po kështu, përmes investimeve janë reduktuar ndjeshëm edhe humbjet e energjisë në rrjet. 

“Në rastet e avarisë duke qenë se janë të kontrolluara dhe të automatizuara ne e kuptojmë menjëherë se ku ka ndodhur avaria përmes kontrollit që ne i bëjmë me sistemet tona SCADA.  Gjithçka është shpejt e riparushme pasi sigurisht edhe teknologjia ka avaritë e saj sado e re të jetë, problematika qëndron gjithmonë, por rendësi ka që ne ndërhyjmë menjëherë pa asnjë lloj problemi”, u shpreh Balluku.

Gjatë sezonit turistik është rritur edhe numri i grupeve të OSHEE në terren në zonat bregdetare duke shtuar kështu forcat dhe gatishmërinë. Ministrja Balluku kërkoi nga të gjithë punonjësit angazhim maksimal për t’ju shërbyer me cilësi dhe brenda një kohë sa më të shpejt banorëve dhe turistëve të cilët i janë drejtuar bregdetit për të kaluar pushimet.

“Këtu kemi shtim të forcave të terrenit përsa i përket periudhës së verës. Periudha e sezonit veror këtu nuk mbulohet vetëm me trupën që kemi gjatë gjithë kohës, por ka edhe forca të shtuara që vijnë nga rrethet e tjera për të ndihmuar të gjithë stafet që punojnë këtu. Vazhdoni punën e mirë. Këtu duhet gatishmëri 24 orë në 24, që t’ja dalim edhe të ofrojmë shërbim sa më të mirë deri në përfundim të sezonit dhe më pas të vazhdojmë me të gjitha investimet që kemi nisur”, theksoi Balluku.

Investimet në nënstacionin e Palasës, por edhe në linjat e shpërndarjes, sigurojnë rritje të kapaciteteve shpërndarëse, si dhe rrisin sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025