Tiranë, 15 Janar / ATSH/ - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa.
Ministri Shala dhe kryekomunari Sfarqa gjatë takimit diskutuan për bashkëpunimin në realizimin e disa projekteve në fushën e sportit dhe të kulturës.
Ministri Shala gjatë takimit e vuri në dijeni kryetarin e Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa se MKRS-ja do të investojë në infrastrukturën sportive në komunën e Ferizajt, duke qënë se është e nevojshme për të pasur aktivitete edhe më cilësore.
Sipas të përditshmes në Kosovë, "Tribuna", gjatë takimit ministri Shala ka theksuar se përkrahja për projektet kulturore do të rritet në të ardhmen.
Nga ana e tij, kryetari Muharrem Sfarqa, pasi ka uruar ministrin për detyrën, e ka falënderuar atë për pritjen dhe gatishmërinë e tij që të përkrahë projektet në fushat që mbulon MKRS-ja, duke shpresuar në thellimin e mëtejshem të bashkëpunimit, me synimin që të avancohen proceset në fushat e kulturës e të sportit në këtë komunë.
/k.m//a.ke/