Kush do të jenë segmentet e rrugëve nacionale që do të trajtohen me përparësi gjatë këtij viti? Përfundimi i rrugëve aktuale është një sfidë shumë e madhe, pasi, pavarësisht nga milionat dhe miliardat që janë investuar, sot shumë nga projektet janë të papërfunduara, sipas ministrit të Transporteve. Ai tha se ato duhet të përfundojnë, me qëllim që të justifikohet ai investim i madh kapital që është bërë për to. Duke filluar që nga ky vit, u shpreh ai, do të kemi projekte të reja në infrastrukturën rrugore, si segmenti Qukës - Qafë Plloçë, projekt i rëndësishëm i investuar nga Banka Islamike për Zhvillim apo By Pass-i i Vlorës.
Ndërkohë, sapo ka filluar By Pass-i i Fierit. “Kemi biseduar me kompani të interesuara për segmente të tjera të rëndësishme si Korridori i Kaltër që shkon paralel me bregdetin. Projekti i rrugës së re Gjirokastër-Sarandë apo dyfishimi i rrugës Tiranë-Durrës janë gjithashtu projekte të diskutuara”.
Sa u përket hekurudhave, Haxhinasto deklaroi se transporti hekurudhor ka mbetur dhe është akoma në letargjinë e tij, aty ku ka qenë gjatë dy dekadave të fundit. Ai duhet të rigjallërohet. Ka shenja të mira që kjo mund të ndodhë.
“Ne jemi të qartë përsa i takon prioriteteve që duhet të ndjekim për hekurudhën, në drejtim veçanërisht të segmenteve që duhet të marrin investimet në mënyrë prioritare. Mund të flas për segmentin Tiranë-Rinas-Durrës. Së shpejti do të realizohet projekti teknik i tij dhe më pas do të realizohet besoj gjetja e financimit për të. Po kështu jemi duke parë mundësinë e një studimi të mirëfilltë fizibiliteti për lidhjen e Durrësit me Maqedoninë apo më pas për përmirësimit të lidhjes me Malin e Zi”, u shpreh ai.
/Shqiptarja.com