TIRANE- Sa vjen e më shumë fqinji ynë, Italia, po shpreh interes që sipërmarrjet e tyre të operojnë edhe në tregun shqiptar. Ky interes u shfaq nga presidenti i Shoqatave më të mëdha të sipërmarrjes italiane, kryesisht ato të mesme dhe të vogla, gjatë një takimi me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputetit Artan Gaci në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Sipas nënkryetarit Balla, investitorët italianë do të ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, kryesisht në sektorët si: fasoneria tekstile, në fushën e përpunimit të thelluar të produkteve bujqësore, por edhe në fusha të tjera.
“Ne i parashtruam gjithçka ofron Shqipëria dhe gjithçka ka bërë të mundur qeveria e re në formë iniciativash për të bërë të mundur ngritjen e fabrikave të vogla dhe të mesme kudo nëpër Shqipëri me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës. Kemi marrë garanci që shumë shpejt një grup investitorësh italianë do të vijnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në zona zgjedhore që ne përfaqësojmë, me qëllim gjetjen e hapësirave të investimit për krijimin e vendeve të punës në këto zona, kryesisht në fushën e fasonerisë, ajo tekstile dhe jo vetëm, por edhe në fushën e përpunimit të thelluar bujqësor të produkteve bujqësore”, tha Balla.
Ndërsa presidenti i “Confimpresse Italia”, Guido D’Amico tha se “Jemi mjaft të motivuar dhe të interesuar për tregun shqiptar, pasi Shqipëria është një mundësi mjaft e mirë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme për disa arsye, si afërsia gjeografike, gjuha dhe kostoja e punës. Sapo të kthehemi në Itali do të bëhet gati një delegacion që do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër atë çka Shqipëria ofron”.
Sipas zotit D’Amico vetë investitorët italianë kanë shprehur interesim të madh për zhvillimin e biznesit apo degëve të tyre në Shqipëri pasi nismat dhe programet e reja të qeverisë kanë zgjuar interesin e investitorëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Bograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32