Gjatë ditëve të fundit, punonjësit bashkiak po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.
Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja do të vijojë në të gjitha rrugicat e kryeqytetit.
“Unë e di ekzaktësisht çfarë rrugësh kanë ende nevojë për ndërhyrje në Tiranë. Ashtu si çdo muaj, edhe këtë herë ekipi ndërhyri në: Kashar, rruga e Kavajës, rruga Bardhyl, rruga Dervish Hatixheja, rruga Pjetër Budi, rruga Vangjush Furrxhi, rruga Viena në Sauk dhe rruga e Durrësit. Ndaj pak durim e besim, sepse do ndërhyjmë për çdo problematikë në të gjitha rrugët e rrugicat e Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.
Komente


O ERION BEJI RRUGET E RRUGICAT SI NE AMERIKE ME HARK QE TE KULLOJE SHIU,
PërgjigjuKalo rregullo edhe rrugen naim frasheri se ka 29 vjet ska ven njeri dore..o erjon djali
PërgjigjuKalo edhe ne rrugen Naim Frasheri se eshte e vetmja lagje qe skan ven dor 29 vjet..o erjon djali
Përgjigju