Investimet në Vlorë, Rama: Kur Zaho të rritet dhe unë të mos jem, do ketë një kujtim të bukur nga unë kur të vijë në këtë qytet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në kantierin ku po ndërtohet Lungomare 2 në Vlorë. Ai shprehet se ajo do të jetë një nga shëtitoret më të mëdha dhe se do të vijojë edhe më tej në zonën e Orikumit.

"Kjo është vazhdimi i një ngjitjeje. Është një fuqizim ekonomik i vazhdueshëm. Shumëkush thotë se Riolindja urbane është fasadë, por është fakt. Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur me pasuritë e vlonjatëve që janë shumëfishuar në vlerë. Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur me biznesin. Është diçka e mirënjohur. Kjo që po shohim këtu, ka nisur dhe do vijojë deri në Orikum. Do kemi shëtitoren më të madhe në vijën e mesdheut. Rritja e vlerës së pronave lidhet me punën dhe kjo lidhet me mandatin. Nuk është qëllimi mandati, por është mjeti për të arritur qëllimin. Kanë qenë në gjumë kur është bërë 6%. Këtu jemi në vijën bregdetare të qytetit, por është e gjithë zona duke përfshirë dhe labërinë. Ajo çka unë kam jetuar me Vlorën më ka bërë më të ndjeshëm karshi potencialit dhe kujtimeve. Vlora ka një potencial, është krijuar për të qenë një nga organet më esenciale të vendit tonë" - tha Rama.

Rama thotë se do që të lërë gjurmë në historinë e qytetit të Vlorës. Ai shprehet se kur djali i tij Zaho të rritet, dhe kryeministri të mos jetë më, të ketë një kujtim nga i ati në qytetin e Vlorës.

"Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë, vinim me linjën tren deri në Fier dhe pastaj me autobus në Vlorë. Bënim rrugën e bulevardit ku ishin palmat. Më kujtohet thënia e mamasë time, për palmat e Krito Papajanit. Besoj e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë dhe kur të jetë në një moshë kur unë mos të jem më. Kujtimi i mirë është një nga motivet bazë që mua ma bëjnë politikën pasion dhe nevojë për të qenë për njerëz" - tha Rama.

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • : 20/02/2021 14:33

    Me edi ramen jemi deri ne vdekje..!

    Përgjigju
  • Vlora: 20/02/2021 12:58

    Edi Vlora qysh tani ka skalit ne zemer enrin Tend. Emrin e Berishes e kemi per leter higjenike... pa emrin e Bashes Mones e Ilirit ikemi zorre perr kukurrec Laberie

    Përgjigju
  • Ina: 20/02/2021 11:59

    Ke marr shum bekime nga njerzit e varfer Rama . Kete mandat duhet ritur mireqenia. Shkurtoi nga puna funshkurtrat. Pastro administraten nga te paaftet. Pastaj vazhdo sic ke nisur Je me i miri . PAC SHENDET !!!

    Përgjigju
  • Arbëresh: 20/02/2021 01:11

    Ore Jepini Çezarit atë që i takon!.. është Gjigandi i Valonës e gjithë Albanisë!

    Përgjigju
  • vera: 20/02/2021 00:19

    BRAVO RAMA,,,nuk diskutohet fitorja jote,,,vazhdo ato projektet ne durres,,--vlore--e sarande,,,qe te na kete zili i gjithe ballkani dhe europa...,,,me keto projekte te medha dhe te bukura mund te them pa frike se edi rama i ka shtruar rrugen PS te qeverise edhe 50 vjet te tjera....

    Përgjigju
  • BENI: 20/02/2021 00:15

    JE i ri rama ,,mos e mendo vdekjen,,po te mos pish duhan shkon pa frike 110 vjec,,,zoti i mbron dhe i ruan njerezit e mire si ti,,,ke bere shume gjera te mira per kete vend ,,,por mund te riparoje disa,,psh,,tiranen nuk duhej ta ngarkoje kaq shume me pallate,,,me vloren,,saranden ke bere nje pune shume te mire,,,vlora -saranda,dhe tani durresi me ate projektin 2 miliard kane dale dhe do dalin ne drite,,,,dhe ne pergjithsi bregdeti ka nevoje per investime si ai i durresit,,,shengjini dhe velipoja duan dhe ato nja 2 miliard euro te tjera,,,kurse saranda e vlora duan dhe 3 miliard euro te tjera vec atyre qe ke bere deri tani z,kryeminister,,,sepse nga vlora ne sarande ka dhe shume fshatra turistike ,,,,duhen bere dhe aeroporte,,porte,,dhe autostrada,,,vota ime eshte per PS,,,sepse ka arritur te beje shume pune dhe te te thithe investime si ai i durresit....

    Përgjigju
  • Te rrosh: 19/02/2021 22:42

    ...sa malet! Dava e vjeter pashallaresh arnaut: edhe Babi juaj na la gjith ato buste te xhaxhi Enverit kujtim t pa harruar! Hush hush

    Përgjigju
  • Bujar: 19/02/2021 22:34

    1. Cuditërisht ti Rame harron të thuash që financimi për lungomaren është financim i Bashkimit Europian që ti e shan cdo ditë. 2. Nuk e di nëse ka patur në historinë e shqipërisë shpërdorues më të llahtarshëm se ti dhe Erion Veliaj të buxhetit të shtetit dhe taksave të shqiptarëve. Në këmbim na keni dhënë punë që vetëm cilësore nuk jane. 3. Vendet e BE megjithëse shumë herë më të zhvilluara e kanë tavanin e borxhit 60%! Ti e more me 63% nga PD e çove 90%! Po kush do na ndihmojë ne nqs falimentojme? Ti je një faqezi që i pasurove nepermjet pushtetit si askush tjeter keto 30 vjet dhe na ke lene trashegimi ne dhe femijeve tone rruget qe po prishen pa kaluar 3 vjet, dhe pune publike qe vetem cilesore nuk jane. Zaho pa merak se do te te kujtoje me shume dashuri per pasurine e madhe qe do ti lesh po femijet tone do te te kujtojne per fatkeqesine ne te cilen i hodhe. Faqezi

    Përgjigju
  • Pandi: 19/02/2021 22:02

    Po ti fol o burre! Ti paske merak se cfare trashegimie te lesh per femijet. Dhe ne te shkretet ende me mente se po mendon per qytetaret. Ja tani kur te shohim pishat do themi te "Pishat e Rames"! E cna kenaqe per bese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave