Bashkia e Tiranës ka nisur një ndërhyrje kapilare për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore në bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët “Besa”-“Siri Kodra”-“Zenel Bastari”-“Haki Rexhep Kodra” (përfshin edhe rrugën “Nish Kimike”). Rrugët janë zgjeruar, ndërkohë që janë bërë edhe punimet nëntokësore. Tashmë ujërat e zeza apo përmbytja sa herë që binte shi nuk do të jenë më problem për mijëra banorë që jetojnë në këtë lagje, falë edhe rrjetit të kanalizimeve.
Krahas sinjalistikës, rrugët do të jenë të pajisura edhe me sistem ndriçimi duke gjallëruar këtë zonë edhe në orët e vona të mbrëmjes. Ky bllok ka një sipërfaqe prej 13.2 ha dhe përfshin gjithsej 18 segmente rrugore e sheshe. Ndërhyrja do të përmirësojë cilësinë e jetës së komunitetit të kësaj zone dhe do të lehtësojë lëvizjen me rrugët e tjera të qytetit.
..bashkia te rregulloje,lagjen e Mozaikut..,perballe Ing.se ndertimit...,midis rr.f.shiroka e N.frasheri
Përgjigjue mirepritur cdo nderhyrje ne infrastrukturen e blloqeve te banimit. si banore e njesise 5, bej me dije nevojen per riparime urgjente ne infrastrukturen pas pallatit ne forme L ( pallati ku ndodhet aktualisht lokali " mon scheri") te sheshi "Willson". Pjesa e pasme, jo fasada ku behen punime e ripunime shpesh dhe qe perserisin njera tjetren. rruget ne pjesen e pasme jane teresisht te pashtruara,tere pluhur ne kohe te thate e plot balte e pellgje uji ne kohe shiu, pa ndricim, parkim, gjelberim. Banoret perjetojne nje nervozizem te perditshem sa here balafaqohen me gjendjem
Përgjigju