Investimet për parandalimin, Manastirliu: Dyfishohet numri i grave që kryejnë mamografinë falas

Investimet për parandalimin, Manastirliu: Dyfishohet numri i grave që kryejnë mamografinë falas

“Rritja e ndërgjegjësimit dhe zgjerimi i mundësisë  për të marrë shërbimin e mamografisë afër vendbabnimit, ka bërë që numri i grave që kryejnë mamografinë të dyfishohet vetëm në një vit”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë takimit të grave në politikë, organizuar nga YWCA, për krijimin e mekanizmave mbrojtës kundër diskriminimit në punë të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Në këtë takim merrnin pjesë deputete të Kuvendit, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, znj. Leyla Moses-Ones si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit.

Duke u ndalur te parandalimi, si mënyra më e mirë për të ulur kostot shëndetësore por mbi të gjitha sociale të kësaj sëmundjeje të vështirë, Manastirliu tha: “Anketa e fundit demografike-shëndetësore e vitit 2018 tregon se 98% e grave kanë njohuri për masat parandaluese për kancerin e gjirit”.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se të dhënat janë optimiste, se beteja me kancerin e gjirit, nëse kapet në kohë, mund të fitohet.

“Kemi të dhëna optimiste sepse jo vetëm ka më shumë ndërgjegjësim për kryerjen në kohë të kontrolleve që mundësojnë diagnostikimin e hershëm, por edhe trajtimi është përmirësuar. Ishte një problematikë më shumë se 20-vjeçare, por sot kemi zgjidhur një herë e mirë mbulimin me herceptinë për të gjitha gratë që kanë nevojë për këtë terapi të kushtueshme kundër kancerit të gjirit”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek raporti për diskriminimin e grave me sëmundjet e gjirit, Manastirliu tha se rritja e denoncimeve tregon edhe besimin e shtuar te institucionet.
“Kjo është një kauzë që na bën bashkë të gjithave, gra në vendimmarrje, për të ngritur zërin për ato gra që nuk kanë zë, për të përcjellë diskriminimin në vendin e punës apo çdo shkelje të të drejtave të tyre”, tha Manastirliu.

Në fund, Manastirliu bëri një apel për të gjitha gratë, për të bërë sa më parë kontrollin e gjirit, sepse beteja me kancerin e gjirit mund të fitohet!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)