Investimet private, sërish
në rënie në prill

Investimet private, sërish<br />në rënie në prill
TIRANE - Investimet private kanë thelluar rënien në katër muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e tregtisë së jashtme dhe të kredisë bankare evidentojnë më pak investime të bizneseve në kapacitete të reja prodhuese.

Sipas INSTAT-it, importi i makinerive dhe pajisjeve për katër muajt e parë të këtij viti ka rënë me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të njejtën kohë, të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të muajit prill kredia për blerjen e makinerive dhe pajisjeve ka rënë me 0.8% krahasuar me fundin e vitit 2012.

Vrojtimi i besimit të biznesit i hartuar nga Banka e Shqipërisë tregoi se për tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë sektorët ekonomikë norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ka rënë.

Bizneset deklarojnë se kanë kryer më pak investime të reja dhe në pjesën dërrmuese nuk kanë planifikuar të investojnë as në dy tremujorët e ardhshëm të vitit. Rënia e kërkesës konsumatore në vend ka tkurrur shitjet, duke kushtëzuar një shfrytëzim më të ulët të kapaciteteve prodhuese.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, dobësia e kërkesës agregate, pasiguria e vetë bizneseve për të ardhmen, por dhe kushtet e shtrënguara te kreditimit, nuk inkurajojnë ndërmarrjen e investimeve të reja private.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan