Investitorët e huaj interes, Panariti
" Agrikultura sektori me rritje "

Investitorët e huaj interes, Panariti<br />
Përfaqësues të Kongresit Botëror Hebre e shohin Shqipërinë si një vend të mirë për të investuar .Në kuadër të kësaj nisme është organizuar një konferencë në ambjentet e Sheraton më përfaqësues të bizneseve të huaja me kapacitet investimi në Shqipëri dhe përfaqësues të kabinetit të qeverisë Rama ku është bërë prezantimi i të gjitha arritjeve por edhe të mundësive që ofron Shqipëria për investitorët.

Në fjalën e tij Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi se sektori i agrokulturës është rritur me 4% më shumë krahasur me një vit më parë duke patur parasysh edhe krizën Europiane dhe ju bëri thirrje investitorve të huaj që ta shikojnë Shqipërinë si një mundësi.

 
“Sipas një studimi të bërë pak muaj më parë sektori me rritjen më të shpejtë në Shqipëri sipas statistikave është ai i prodhimit të perimeve dhe frutave. Ne jemi një vend i bekuar. Sipas statistikave rënditemi të dytët në Europë pas Norvegjisë për burimet ujore më të mëdha për qytet, gjë që është shumë e rëndësishme për sektorin e agrikulturës. Bimët aromatike,mjeksore janë një investim shumë i mirë pasi rreth 70% të tregut amerikan e furnizon Shqipëria. Duam që të zhvillojmë vendin ndaj jemi të hapur për investitorët e huaj që të zhvillojmë tokat për prodhimin e perimeve apo sektorëve të tjerë”, deklaroi panariti.

Përfaqësuesit e bizneseve të huaj e shikojnë Shqipërin si një vend potencial për investimet e tyre.
 
“Shqipëria është një vend në zhvillim e sipër por ka edhe shumë resurse dhe ne besojmë se do të kemi mundësi bashkëpunimi”, tha përfaqësuesja e Bankës Tregtare në Ukrainë.
 
“Shqipëria ka shumë oportunitete për të bashkëpunuar dhe besoj se në të gjitha fushat ka nevojë për investim.Pozita juaj gjografike por edhe marrdhëniet e mira që keni me Izraelin dhe SHBA janë tregues të mirë për të kryer investime në Shqipëri”, deklaroi  përfaqësuesi i një grupi investitorësh që punojnë në resurset natyrore si gazi dhe nafta, agrikultura ndërtimi apo edhe turizmit.

Shqipëria vazhdon që të tërhëq interesin e investitorve të huaj në fusha të ndryshme si për faktin se është vend në zhvillim ashtu edhe për pozitën gjografike të saj.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj