Investitorët kanë depozituar 264
milionë € jashtë Shqipërisë
Rreth 264 milionë euro janë transferuar nga kompanitë e huaja, që operojnë në vendin tonë, gjatë vitit 2012, në adresë të shteteve nga ato vijnë. Shifra është 40 për qind më e madhe se në 2011-ën, ndërkohë që ato kanë deklaruar fitime më të ulta
TIRANE - Mëse një çerek miliardi euro kanë “fluturuar” jashtë Shqipërisë nga kompanitë e huaja investiture vitin e kaluar. Të dhënat nga Tatimet dhe Banka e Shqipërisë flasin për atë se kompanitë e mëdha të huaja, kryesisht në telekomunikacion dhe në sektorin bankar (sipërmarrësit më të mëdhenj të huaj në vend) kanë rezultuar me fitime më të ulëta në vitin 2011.
Sistemi bankar rezultoi me një fitim minimal prej 0.7 miliardë lekësh në vitin 2011, nga 6.7 miliardë lekë një vit më parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, në vlerë absolute, kompanitë kryesore të telekomunikacionit kanë fituar rreth 46 milionë euro më pak në vitin 2011, kurse kompania tjetër e madhe CEZ, e cila deri në fund të 2012-s ka qenë në duar e çekëve, ka deklaruar humbje të mëdha për vitin 2011 e 2012.
Megjithatë, kompanitë e huaja, kapitalet e fituara gjatë vitit 2011 i kanë transferuar me sasi më të madhe jashtë, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave nga bilanci i pagesave për vitin 2012, zëri “të ardhura dalëse nga investimet”, që kryesisht është transferimi i fitimeve jashtë vendit, shënoi një rritje të ndjeshme me 40% me bazë vjetore, duke arritur në 264 milionë euro e duke iu afruar kështu nivelit të vitit 2008.
Një vit më parë, ky zë kishte shënuar një rënie të ndjeshme prej gati 50 përqindësh. Të huajt janë të lirë ta largojnë fitimin e tyre jashtë Shqipëris, për më tepër kur kompanitë e tyre-mëma kanë vështirësi të mëdha nga kriza, Por, duket se joshja për të riinvestuar në vend fitimin ka qenë e vogël, ndryshe nga sa pretendohet në rrugë zyrtare nga qeveria.
Shumat e larta të transferuara janë një ndër arsyet kryesore që e kanë mbajtur vlerën e euros në nivele të lartë në tregun vendas valutor, madje edhe në tremujorin e parë të këtij viti, kur vlera e monedhës së përbashkët evropiane ra në nivelet më të ulëta të katër muajve të fundit në bursat ndërkombëtare. Tashmë, kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri kanë filluar të transferojnë fitimet e 2012-s.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013
Redaksia Online
(b.msjhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.2%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00