Tërmeti/ Sejdarasi: Në Durrës 10 mijë persona s'futen dot në punë! Meçaj: Shijaku, qyteti më i prekur, 325 banesa do shemben!

TIRANE-Inxhinieri Arben Meçaj, anëtar i Komitetit të Rindërtimit u shpreh në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se Shijaku është qyteti me banesat më të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Meçe theksoi se janë tre lagje në Shijak, ku 80% e strukturës së ndërtesave është shkatërruar, në total 325 banesa për t'u shembur. Gjithashtu inxhinieri deklaroi se dosja me informacionin për dëmet shkon në katër korridore, BE, SHBA, Banka Botërore dhe OKB.

"Ne sot kemi luftë në dy drejtime, me kohën dhe frikën. Gjithë veprimet që do të bëjmë, inxhinierët janë heronjtë e heshtur që nuk flasin. U mendua se dëmet janë të vogla dhe për një muaj përballoheshin, por janë më të mëdha prandaj kërkohet shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme. Ky është programi i rindërtimit të qeverisë. Një grup i përbashkët mes EU-së, BB-së, OKB-janë ende në proces vlerësimi. E gjithë dosja transmetohet në katër korridore, madje edhe në DASH. Shteti vepron në rrugë zyrtare.

Pastaj prodhohet dosja, synimi është brenda datës 15 Dhjetor, është e pamundur të bëhet, nuk realizohet 16 Dhjetori, pasi intensiteti është shumë i madh. Shijaku është një korridor i madh, është qyteti më i dëmtuar. Në Shijak 1637 të inspektuara, 901 objekte të pabanueshme, 325 për t'u prishur banesa, që nuk janë ndërtime të reja. Shijaku ka ndërtime që ka disa blloqe me banesa 5-katëshe dhe gjithë të tjera janë të ulëta. Bëmë inspektim në tre lagje, mbi 80% e strukturës ishte e shkatërruar. Pika me dëmin më të madh është Shijaku" tha ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Shifrat paraprake, ja sa mund të jetë fatura nga tërmeti tragjik

1576011763_mecajj.jpg
Në datë 16 Dhjetor do të dalë raporti i parë paraprak për dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Por paraprakisht sa llogaritet dëmi? "Nëse do të flasim për një parashikim të situatës është një eksperiencë që nuk ka Nostradamus që ta gjejë më saktësi. Nga eksperienca e deritanishme dhe disa ekspertë ekonomie duke u mbështetur te ky informacion, me plus minuse, e kishin nxjerrë te 500 mln euro, duke llogaritur vetëm dëmet. Për dëmet me administrimin e jetës sociale shkojnë në 200 mln euro" tha inxhinieri Arben Meçaj. Ndërsa gazetari Bardhi Sejdarasi tha një tjetër shifër "Nga 500 mln -1.2 mld Euro është shifra e dëmeve që jep një agjenci gjermane. Ne sot kemi vetëm një shifër, rialokimi ka sjellë 20 mld lekë për fazën e parë, nga të cilat 7 mld nga donatorët. Por ditë për ditë shtohen, shifrat rritet" tha ai.

Ora 22:13
Bllokimi i lejeve të ndërtimit/ Roshi kundër: Rrit frikën, nuk duhet të frenohet normaliteti

1576008473_roshi.jpg
Për vendimin e pezullimit të lejeve të ndërtimit në zonat e prekura, inxhinieri Arben Meçaj tha "Unë nuk jam dakord me skema të tilla. Lejet e ndërtimit janë për objekte të larta. Është një masë të rishikohen lejet për kontroll konstruktiv. Është normale që të bllokohen lejet për të treguar përgjegjshmëri, janë të përkohshme". Artur Roshi, nënkryetar i komisionit të Ekonomisë e kundërshtoi një masë të tillë. "Pezullimin e leje e shikoj me rezervë, pasi e rrit shkallën e frikës. Me sforco lejet duhet të mbahen hapur, mund të bjerë ritmi, por të mos pezullohen. Kjo do të thotë se ndalojmë një sektor të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Me gjithë të këqijat nuk duhet ta frenojmë normalitetin. Njerëzit duhet të fillojnë punën normalisht". Ndërkohë që inxhinieri Dhimitër Papa tha se "Nëse nuk ka dëme të sistemit konstruktiv vijojmë me të tjerat, pastaj u themi nëse mund të rrinë përkohësisht në shtëpitë e tyre apo të dalin. Frenimi nuk vlen, pasi nëse subjekti aplikon dhe nuk i kthehet përgjigje futet në fuqi në heshtje".

Ora 22:01
Ndërmarrjet me kryq të kuq, gazetari: Në Durrës 10 mijë persona janë në rrugë (VIDEO)

Gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi ngriti shqetësimin se si pasojë e tërmetit në Durrës mbi 10 mijë persona aktualisht nuk hyjnë dot në vendet e punës, pasi ekspertët që kanë bërë aktet e konstatimit u kanë vendosur kryq të kuq sipërmarrjeve për shkak të dëmeve që kanë pësuar.

"10 mijë punëtorë të kësaj kategori janë në rrugë. Në banesë i kanë zgjidhur problemet, por nuk hyjnë në  ndërmarrje që kanë dëmtime. Sepse është bërë akti i konstatimit. Nuk hyn dot asnjë punëtor pasi është vendosur kryq i kuq te ndërmarrjet. Nuk hyjnë dot në ndërmarrje. Unë kam qenë i kam parë. Nuk hyjnë dot sepse administratori thotë nuk mund ta shkel shenjën dhe e dyta është psikologjike" tha ai.

Inxhinieri Arben Meçaj tha se për këtë cështje zgjidhje ka dhe se ka besim se Kryeministri do të marrë veprojë që nesër për rastin konkret në Durrës. "Procesi i popullatës do të marrë kohën e vet, por nuk mund të lëmë atë që është frymëmarrja e këtij vendi, ta shmangim dhe të presë kohën, atje duhen forca urgjente. Të gjithë qytetarët e mirëkuptojnë se janë rastet që kanë prioritet. 10 mijë persona që sot janë në rrugë, duhet të ishin në punë. Është dëm për ekonominë. Ta futësh biznesin në procedurë normale. Jam i sigurt se Kryeministria, ashtu sikur u mor mesazhi për Shijakun. Jam i sigurt që nesër..." tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja