Inxhinieri i naftës për Report Tv: ‘Shpiragu’ të vendoset në programet prioritare, kërkon shumë investim, por ta kthen shumëfish! Të vijojë procesi

Institucionet Shqiptare duhet të përfshijnë naftën në programet prioritare. Këtë thirrje i drejton qeverisë, Inxhinieri i naftës profesor Fatmir Shehu. Në një intervistë për Report Tv, ai thotë se zbulimi i rezervës së naftës në Shpirag do të impaktojë ekonominë dhe bën thirrje që të përdoret edhe në industri e jo vetëm për djegie. Ai u shpreh optimist për testimin final në muajin tetor, ndërsa theksoi se procesi ka nevojë për vlerësim të rregullt.

Rezervat e zbuluara të naftës në zonën e Shpiragut, shihen me optimizëm nga ekspertët për ndikimin në ekonominë e vendit. Inxhinieri, Prof. Dokt. Fatmir Shehu në një interviste në Report Tv, e cilësoi këtë zbulim të rëndësishëm ndërsa bëri thirrje që qeveria ta trajtojë naftën në programet prioritare.

“Nafta kërkon shumë investim në fillim, por atë që kërkon ta kthen shumëfish. Nëse arrihen ato rezerva që parashikohen është super ekonomike dhe do të ketë impaktë të fortë. Është e nevojshme dhe e domosdoshme. Nafta është prioritare dhe ne duhet me doemos ta vendosim në programet prioritare të zhvillimit ekonomik të vendit tonë”- tha ai.

Sipas Inxhinierit, sasia prej 500 milionë tonë rezervash që përllogaritet në Shpirag,  kërkon vlerësim konstant të procesit

“Zbulimi është interesant në pikëpamje të thellësisë, të rezervave, sepse ka një diskutim për rezervat, por duhen bërë disa procese që ne i quajmë procese të vlerësimit, konturimit të burimit, të dish përmasat e tij, ku shtrihet dhe sipërfaqja, gjetja e katit , studimi kolektorit, shkëmbin që përmban këtë hidrokarbur, që të vlerësosh tamam rezervat që ka vendburimi. Nga përllogaritja bëhet fjalë për 500 milion tonë rezerva. Për mendimin tim nuk duhet eksluduar mundësia sepse kemi shembuj konkret që rezervuar të tillë në Shqipëri ne kemi. Këtë procesin e Shpiragut duhet ta vazhdojmë për të llogaritur rezervat, për të bërë raportin konkret përfundimtar të rezervave, vlerësimin ekonomik ose cash flow për të parë si rrjedh paraja sa janë harxhimet sa janë fitimet.”- vijoi Shehu.

Por sa optimist duhet të jenë qytetarët Shqiptar për të arrirë një rezultat pozitiv nga realzimi i testit final në muajin tetor, nga i cili varet nëse procesi për nxjerrjen e naftës do të vijoj ose jo.

“Informacione për Shpiragun janë dhënë që në vitin 2001, por Shpiragu është një sihariq i madh por duhet pritur, megjithëse aty mund të bëhen disa vlerësime paraprake dhe mund të vlerësosh sa mban rezervuari nëpërmjet një pusi. Por është  vonuar shumë kjo rezervë për ta patur input për ekonominë”- u shpreh ai.

Më herët, gjatë një vizite në Shpirag, kryeministri Edi Rama njoftoi se nafta e gjendur në atë zonë i përket një cilësie të lartë, përdorimi i së cilës nuk do të jetë vetëm për djegie.

“Djegia është krim, ajo është lëndë e parë për petrokimin e cila përmbledh prodhimet që lidhen me detergjentet, kauçukun, për bitumet e ndryshme, produktet farmaceutike, prodhimin e plehrave azotike etj.”

Nga pikëpamja ekonomike, vetëm investimi i kompanisë për infrastrukturën dhe logjistikën llogaritet të nisë me 3 miliardë euro. E shtrirë në vite kjo vlerë, sipas vetë kompanisë mund të shkojë në 7 miliardë. Edhe përfitimet direkte të Shqipërisë pritet të jenë në nivele shumë të larta, aq sa qeveria, ka nisur përgatitjet për ngritjen e një Fondi sovran, një pjesë e të ardhurave parashikohet të shkojnë për fondin e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për t’a rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mezan Malaj: 30/08/2023 15:44

    Perralla me mbret inxhinjer me gjithe respektin qe kam per ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamerieri dhunon 18-vjeçarin! Në hetim pronari

Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamerieri dhunon 18-vjeçarin! Në hetim pronari