Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) udhëhiqet nga principi “Arsimi ndryshon për t’i hapur rrugë ndryshimit të të gjithë shoqërisë”. Mbi bazën e këtij principi FIN ka ndërtuar punën e përditëshme të tij për një arsim modern të një shoqërie që kërkon të integrohget në Bashkimin Europian. Kështu, nuk është rastësi që vitet e fundit kërkesat për të frekuentuar mësimet në FIN janë vazhdimisht në rritje. Këto kanë në themel nivelin e lartë të mësimdhënies, dijet shkencore bashkëkohore që studentët marrin, si dhe metodat e përparuara që këtu aplikohen, duke e kthyer FIN në qendër edukimi, progresi dhe të formimit të specialistëve të zot, të përparuar me prirje të respektuara profesionale.
Shqetësimet e shumta që trashëgoheshin nga e kaluara e para 5-10 viteve, si tekstet mësimore të ngarkuara me gjëra anësore e të panevojshme, mjetet primitive që përdoreshin për transmetimin e tyre, konceptet e vjetërsuara të komunikimit, të shkruara me një gjuhë sterile dhe tepër stresuese, punët praktike formale, mungesa e kualifikimeve për shkallën e tretë, atë të doktoraturave, temat e diplomave tipe, etj tashmë i takojnë të shkuarës.
Aktualisht mësimdhënia bëhet me modelet e vendeve të Bashkimit Europian, sistemi dhe tradita e të cilave përafrohet me ndërtimet që po realizohen në vendin tonë nga shoqëritë e këtyre vendeve, është hequr dorë nga laboratorët primitive, pa kushte, me paisje të vjetëruara, me mëndësi e metoda të prapambetura, ku studentët “turturoheshin” për të kryer punët laboratorike formale, duke u zëvëndësuar ato me laboratorë krejtësisht të rinj, me sipërfaqe të bollshme ku studentët e ndjejne veten komod, me mobilje të reja,me paisje e linja bashkëkohoretë cilat janë investuar kohet e fundit, me literaturë të përkthyera e te pergatitura sipas metodikes e standarteve europiane, me laborantë të përgatitur, të kualifikuar në Institutet Shkencore të kohës, të paisur me internet, kompjutera dhe paisje projeksioni ku studentët krahas kryerjes së punëve laboratorike marrin njohuri edhe në formën pamore për kryerjen e këtyre punëve laboratorike nga laborantët teknik të vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit i kryejnë praktikat mësimore pranë shoqërive të ndryshme të ndërtimit (vendase apo të huaja), pranë ndërmarrjeve e institucioneve të ndryshme, shtetërore apo private. Për punën e kryer në këto vende, ato çdo javë përgatisin një relacion përkatës të cilin e paraqesin pranë sektorit të ngritur posaçërisht për ecurinë e praktikave mësimore. Ky sektor është ngritur para 3 viteve dhe ka rezultate në kontrollin, ecurinë e praktikave mësimore të kryera nga studentët. Një organizim i tillë i kryerjes së praktikës mësimore ka dhënë rezultat në punësimin e inxhinierëve të ndërtimit, mbas mbrojtjes së diplomave pranë këtyre ndërmarrjeve e shoqërive të ndërtimit.
Janë të shumtë inxhinierët e ndërtimit të diplomuar në FIN që punojnë në ndërtimin e ujësjellësave, rrugëve, kanalizimeve, linjave të tensionit të lartë, hidrocentraleve, porte, aeroporte, banesa, objekte social kulturore, aluizëm, pranë Bashkive, në Ministritë e ndryshme të linjës etj.
Puna e tyre është e lavdërueshme dhe e përafërt me punën e specialistëve dhe inxhinierëve të vendeve të huaja që punojnë në ndërtimin e objekteve dhe veprave të ngjashme me objektet dhe veprat e ndërtuara nga inxhinierët e FIN.
Ky është objektivi i integrimit Europian të vendit që Dekanati, Rektorati I ka vënë Fakultetit të Inxhinierisë. Kjo është sfida e tregut global konkurues dhe e shoqërisë të hapur për ndryshimin që realizohet edhe me punën e inxhinierëve të ndërtimit të diplomuar në FIN.
Mbrojtja e diplomave ne FIN sot bëhet krejtësisht ndryshe nga e kaluara e disa viteve më parë. Studentët përpara se të përgatitin mbrojtjen e temave duhet ti nënshtrohen provimit të gjuhës angleze apo të një gjuhe tjetër që është e përcaktuar në legjislacionin e Arsimit të Lartë.
Temat e diplomave që ato përgatisin nuk janë tipe si në të shkuarën, por ato janë tema studimore-shkencore-teknike-teknologjike-organizative-vlerësuese që I shërbejnë ekonomisë së zhvillimit të vendit. Miratimi I temave kryhet nga një Komision I posaçëm I cili ngrihet prane çdo Departamenti. Kontrolli I përgatitjes së temave të diplomave nga studentët bëhet në tre etapa. Në secilën etapë studentët duhet të paraqesin pranë këtyre komisioneve punët e tyre në nivelin e përqindjeve të parashikuara në rregulloren e posaçme të hartuar për kontrollin-ecurinë –përfundimin deri në paraqitjen për mbrojtje të diplomës nga diplomanti. Kjo ka bërë që Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit sot të afishohet si Fakultet që jo vetëm përgatit specialitë të ardhëshëm të aftë në tregun e punës, por si Fakulteti më I kërkuari nga të gjitha shkollat e larta të vendit tonë.
Gjithashtu vlen të theksohet se për herë të parë është hapur Shkolla e Doktoraturës për përgatitjen dhe ngritjen profesionale të kuadrove e specialistëve të ndërtimit.
Gjatë vitit të kaluar mbrojtën Gradën “Doktor” dhe “Profesor të Asociuar” 7 pedagogë të cilët kishin mbi 15 vjet që punonin më seriozitet me temat e tyre shkencore.
Paralelisht me programin mësimor, Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit ka hapur kursin e “Vlërësimit të pasurive të palujatshme” I cili ka 3 vjet që zhvillohet në ditët e fundit të javës (të premten nga ora 13 deri në orën 17 dhe të shtunën nga ora 8 deri në orën 12) duke bërë që auditorët të shrytëzohen dhe të mos rrinë bosh në ditët e fundit të javës. Kërkesat për tu regjistruar në këtë kur janë të shumta, regjistirmi kryhet në përputhje të plotë me rregulloren dhe legjislacionin përkatës për arsimin.
Me daljen si Fakultet më vete, pasi ka dy vjet që është shkëputur Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës nga Fakulteti i Inxhinierise së Ndërtimit, gjatë riorganizimit si fakultet më vete ka edhe të meta të cilat çdo ditë minimizohen me punën e vazhdueshme të stafit drejtues në bashkëpunim me studentët e fakultetit.
Inxhinieria e Ndërtimit është krenare për punën e nisur, është krenare për deputetët e dalë nga Fakulteti i saj, ndaj reformat europianizuese të shkollës dhe arsimit që shtron koha sot do t’i bëjë realitet.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com).
/Shqiptarja.com