Inzaghi mund të rikthehet:
Milan do mbetet në zemrën time

Inzaghi mund të rikthehet:<br />Milan do mbetet në zemrën time
Sulmuesi fenomenal i Milanit, Filipo Inzagi, i cili ka regjistruar 300 gola në paraqitje në karrierën e tij në “San Siro” ka shprehur keqardhje që do të largohet nga klubi kuqezi, por ka paralajmëruar kthimin e tij në klubin që e ka në zemër.

Inzagi në mënyrën më të mirë të mundshme është përshëndetur nga tifozët kuqezi, duke shënuar gol për fitoren kundër Novarës, 2:1. “Ka pak fjalë të cilat njeriu mund t’i përdorë në situata të këtilla. Ndjehem mirë, por në të njëjtën kohë e kam të vështirë ta pranoj faktin se po largohem nga klubi im i zemrës" tha Super Pippo.

"Do të jetë vështirë të luaj në një klub i cili nuk e ka emrin Milan, për këtë arsye më duhen disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëj më tej”, ka thënë Inzagi.

Në fund sulmuesi veteran ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për lamtumirën përfundimtare nga klubi dhe tifozët kuqezi, pasi beson se do të gjejë vendin e tij në klubin kuqezi, kur një ditë do të kthehet sërish në “San Siro”. “Është e sigurt se një ditë do të kthehem në Milan, ngaqë me këtë klub më lidh dashuria, e cila nuk përfundon me këtë ndeshje të lamtumirës”, ka shtuar Inzagi.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'