iPhone X nuk ka treg, Apple përgjysmon prodhimin

iPhone X nuk ka treg, Apple përgjysmon prodhimin

iPhone X

Apple reduktoi prodhimin e iPhone X për tremujorin e parë të këtij viti dhe të njëjtën masë, por edhe më të rreptë  mund të marrë edhe për tremujorin që sapo ka nisur.

Apple e ndërmori këtë masë të detyruar nga shitjet e pakta në treg të telefonit më të kushtueshëm, por edhe më të avancuar të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Në tremujorin e parë, Apple kishte planifikuar të prodhonte 40 milionë iPhone X, por duke parë sasinë e madhe të mbetur stok në treg e përgjysmoi këtë shifër duke e çuar në 20 milionë.

Po 20 milionë përflitet se është edhe plani për tremujorin e dytë të këtij viti, megjithëse nga vetë kompania nuk jepet asnjë e dhënë zyrtare.

Apple e komplikoi situatën për herë të parë vitin e kaluar  kur lëshoi tre pajisje të reja, që do të thotë se iPhone X konkurronte për shitje me iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Këto dy pajisje, të cilat fillojnë nga 699 dollarë, janë më të çmuar se paraardhësit por ofrojnë një alternativë më pak të kushtueshme për iPhone X.

iPhone X doli në shitje në tetor të vitit të kaluar dhe celulari u krijua në 10-vjetorin e daljes së iPhone dhe u hodh në treg për një çmim prej rreth 1 mijë dollarë./WSJ

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë