IpTV për herë të parë në Shqipëri
nga Albtelekom dhe Eagle Mobile

IpTV për herë të parë në Shqipëri<br />nga Albtelekom dhe Eagle Mobile
TIRANE- Kompania Albtelekom dhe Eagle Mobile, me ndërrimin e viteve për abonentët e saj dhe qytetarët shqiptarë sjell surpriza në tregun e komunikimit dhe të shërbimeve. Këto surpriza përshijnë paketat e komunikimit mobile dhe telefonin fikse, si dhe nëpërmjet internetit, duke futur për herë të parë në Shqipëri risinë e teknologjisë IpTV.

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Grupit Albtelekom dhe Eagle Mobile, Murat Çakmak njëkohësisht dhe drejtori i grupit teknik, nëpërmjet mikrofonit të A1Report shpjegon se qytetarët shqiptarë që në ditët e para të vititi 2014 do të përfitojnë një sërë shërbimesh të cilat do të ofrohen me paketa të favorshme ekonomike në çdo one stop shop, të Albetelecom dhe Eagel Mobile.

E për të arritur këto risi teknologjike, një punë e madhe është bërë në pjesën teknike ku sipas drejtorit teknik në këtë kohë Albtelekom ka rinovuar të gjithë infrastrukturën teknike.

Teknologjia Iptv sipas Murat Çakmak do të ndryshojë rrënjësisht marrëdhënien e qytetarit me televizionin, ku si konsumatorë me anë të kësaj paketë çdo abonent do të krijojë marrëdhënien interaktive.

Ndërsa për paketat e komunikimit mobile Eagle dhe infrastruktura e grupit ka si objektiv për vitin 2014 mbulimin e 98 % të territorit dhe me shërbimin 3G.

Teknologjia IpTv, sipas zv/drjetorit të Përgjithshëm të Albtelecom dhe Eagle Mobile është në fazën përfundimtare të testimit ku deri më tani gjithçka ka rezultuar e suksesshme dhe qyteti pilot është zgjedhur Pogradeci.

Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë