IRAK - Organizata terroriste ISIS pasi i ka rrëmbyer ka ekzekutuar 250 sunitë, anëtarë të fisi, banues në provincën Enbar të Irakut. Anadoly Agency citon komandantin e operacioneve në Enbar, i cili ka njoftuar se ISIS rrëmbyer dhe vrarë 250 personat sunitë, ku mes tyre mësohet të ketë patur edhe policë.
Sipas tij, personat e ekzekutuar kanë qenë të moshave 18-60 vjeç.
Nga mungesa e autoritetit shtetëror në Irak, grupet e armatosura të udhëhequra nga organizata terroriste ISIS, në muajin qershor, pas vënies nën kontroll të disa zonave të vendit, veçanërisht Mosulin, ka nisur luftimet për zgjerimin e territoreve të të ashtuquajturit ‘kalifat i vetëshpallur islamik’.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara me aleatë arabë dhe disa vende perëndimore organizojnë prej javësh sulme ajrore ndaj objektivave të cilat janë nën kontrollin e ISIS.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com