BEJRUT, 6 shtator /ATSH-ANSA/ - Rreth 100 fëmijë irakianë, shiitë dhe jazidë, janë marrë peng dhe po mbahen si të tillë në Mosul, qytet në veri të Irakut, nga xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS), njoftuan burime që gjenden brenda qytetit të Mosulit për faqen kurdo-irakiane të internetit, Rudaw. Megjithatë, ky njoftim nuk mund të konfirmohet ende në mënyrë të pavarur. Sipas këtyre burimeve, 50 fëmijë shiitë dhe 45 jazidë, mbahen peng në një jetimore, në lagjen "Zuhir", në qytetin që gjendet nën kontrollin e xhihadistëve të ISIS-it. Të vegjëlit bëjnë pjesë në një grup prej qindra personash, në pjesën më të madhe gra dhe fëmijë, të rrëmbyer nga xhihadistët që në muajin qershor në lokalitetet e Tellafarit dhe Shingalit, në lindje të Mosulit./ a.jor.
/Shqiptarja.com










