BAGDAD - Kryeministri australian, Tony Abbott zhvilloi sot një vizitë në Bagdad për të diskutuar për ndihmën e dhënë për Irakun në luftën kundër Shtetit Islamik, sipas televizionit shtetëror.
Australia është anëtare e koalicionit ndërkombëtar që ka ndërmarrë sulmet ajrore në Irak kundër pozicioneve të Shtetit Islamik dhe ka vendosur gjithashtu këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar ushtrinë irakiane.
"Abbott mbërriti në Bagdad në vizitë zyrtare për të diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve (...) për riforcimin e mbështetjes dhe asistencës për forcat irakiane të sigurisë në luftimet kundër terroristëve të Shtetit Islamik", theksoi "Iraqiya TV" duke cituar burime qeveritare./ATSH/