IRAK - Forcat irakene kanë nisur një ofensivë për të marrë nën kontroll të plotë rafinerinë më të madhe të naftës në Baiji, e cila është e rrethuar nga forcat islamike të ISIS. Një deklaratë e Ministrisë irakene të Mbrojtjes bën të ditur se janë hedhur mbi 70 bomba duke hedhur në erë 9 automjete gjatë rrugës si dhe qindra militantë janë vrarë, mes tyre edhe shefi i policisë së ISIS, Yasser Aboud al-Ma’een.

Sulmet e sotme janë përqëndruar drejt fshatrave të qytetit verior të Baijit, në përpjekje për të rimarrë kontrollin e tyre. Baiji ka qenë deri në muajin qershor në duart e qeverisë, pavarësisht rrethimeve nga militantët e shtetit islamik.

Ofensiva ushtarake do të anashkalojë qytetin e Tikrit, i cili shtrihet në jug të Baiji dhe kontrollhet nga shteti islamik. Sipas Ministrsë së Mbrojtjes irakene, forcat e Komandës Operacionale Salahudin dhe luftëtarët shiitë vullnetarë, të mbështetur nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë kaë përparuar në çlirimin e fshatrave në periferi të Baijit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)