Irak, njerëz të panjohur dhe të maskuar me kapuç qëllojnë mbi protestuesit, të paktën 18 të vdekur, nga 1 tetori 250 viktima

Irak, njerëz të panjohur dhe të maskuar me kapuç qëllojnë mbi protestuesit, të paktën 18 të vdekur, nga 1 tetori 250 viktima

Në Kerbala, në Irak, njerëz të panjohur me kapuç kanë qëlluar mbi protestuesit.

Sipas një vlerësimi fillestar, nga të shtënat kanë humbur jetën 18 persona dhe rreth 865 janë plagosur.

Opozita akuzon milicinë ekstremiste të lidhura me Iranin se kanë dashur të shtypin revoltën me terror. Dëshmitarët panë militantë të veshur me kapuç të zinj, që qëlluan në rrugë.

Irakianët kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi dhe elitës politike që ata e konsiderojnë të korruptuar.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i trazirave në 1 tetor është të paktën 250 njerëz.

Të hënën, Iraku vendosi gjendjen e shtetrrethimit pasi studentët e shkollave dhe të universiteteve u bashkuan në protestat antiqeveritare. 

Iraku ishte dëshmitar i një fundjave të përgjakshme në të cilën të paktën 74 njerëz u vranë dhe më shumë se tre mijë u plagosën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës