IRAK - Virusi vdekjeprurës i Ebolës së fundmi është ulur këmbëkryq edhe në mesin e xhihadistëve të ISIS. Të paktën kështu raportojnë disa media arabe dhe amerikane.
Sipas Daily Mail, një numër xhihadistësh janë shtruar në spitalin e Mosulit me simptoma të virusit Ebola. Ndërkaq, sipas zëdhënësit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raportet zyrtare të spitalit po tentohen të mbahen të fshehura.
Sipas një raporti në gazetën pro-qeveritare të Irakut, el Sabah, sëmundja ishte sjellë në Mosul nga terroristët afrikanë.
Mosul është vënë nën kontrollin e ISIS që nga qershori i vitit të kaluar. Në këtë qytet janë vrarë dhjetëra mjekë që refuzuan të trajtonin luftëtarët e plagosur.
Në fillim të këtij viti, organizata kundër ISIS e udhëhequra nga SHBA kreu 29 sulme ajrore ndaj objektivave islamikë në Siri dhe Irak.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com