BAGDAD, 16 gusht /ATSH-AFP/ - Forcat kurde, të mbështetura nga aviacioni amerikan, filluan sot një ofensivë për për të marrë nga kontrolli i xhihadistëve digën e Mosulit, më e rëndësishmja në Irak, njoftoi një përgjegjës i lartë ushtarak kurd.
"Peshmeragët (luftëtarët kurdë), nëpërmjet mbështetjes ajrore amerikane, morrën nën kontroll pjesën lindore të digës falë kësaj ofensive, njoftoi gjenerali Abdel Rahmane Korini.
"Ne kemi vrarë shumë anëtarë të Shtetit Islamik. Ne do të vazhdojmë të përparojmë dhe do të sjellim lajme të mira në orët në vijim", shtoi ai.
Sipas dëshimtarëve në terren, sulmet ajrore kundër xhihadistëve filluan herët në mëngjes ndërkohë që luftimet vazhduan gjatë gjithë ditës.
Bëhet fjalë për përpjekjen e parë të kurdëve për të rimarrë këtë digë kontrollin e së cilës e humbën më 7 gusht./
/G.S/