Parlamenti irakian zgjodhi sot një veteran të politikës kurde, Fouad Massoum, si president të Shtetit federal, një hap para drej formimit shumë të pritur të një qeverie në një vend në prag të ofensivës së kryengritësve sunitë.

Presidenti i Parlamentit, Salim al-Joubouri njoftoi zgjedhjet e Massum, lindur në vitin 1938, i cili do të ketë si detyrë zgjedhjen e një kryeministri. Ai pasoi Jalal Talabanin, i cili mbante postin e presidentit që prej vitit 2005. Sipas një rregulli të pashkruar, posti i presidentit të Republikës, kryesisht protokollar, është mbajtur nga një kurd, ndëkohë që presidenti i Parlamentit është një sunit dhe kryeministri një shiit. /ATSH/