Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer hedhjen e dytë të ndihmave ushqimore nga ajri për mijëra irakianë që fshihen në male nga luftëtarët xhihadistë.
Lajmi raportohet nga Pentagoni disa orë pas fillimit të sulmeve ajrore kundër militantëve të shtetit islamikë. Këta të fundit ndërkohë kanë arritur të vënë nën kontroll disa zona në veri të Irakut dhe aktualisht kërcënojnë qytetin kurd të Irbilit. Ata kanë arritur të vënë nën kontroll edhe Karakoshin, qytetin më të madh të krishterë të Irakut duke nxitur mijëra vetë të largohen.
Ndihmat u hodhën në një zonë malore pranë qytetit Sinjar, ku rreth 50 mijë banorë u larguan nga avancimi i militantëve një javë më parë.

Ndërkohë SHBA-të kanë rritur presionin ndaj liderëve irakiane për të krijuar një qeveri uniteti kombëtar që të jetë e aftë të përballet me xhihadistët. Presidenti amerikan Barak Obama nuk ka përcaktuar ende një afat kohor për ndërhyrjen e fundit ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi dje se kohëzgjatja e fushatës do të përcaktohet nga zhvillimet në terren. Sipas tij, zgjidhja e situatës aktuale mbetet tek krijimi i një qeveria irakiane që përfaqëson të gjithë popullin.

Zyrtarë amerikanë kanë pranuar se Pentagoni është i shqetësuar për kapacitetet e luftëtarëve të shtetit islamik, pasi thuhet se janë të mirëtrajnuar dhe pajisur ushtarakisht. Megjithatë pritet të shihet nëse sulmet ajrore do të jenë efektive.

Ndërkaq dje Pentagoni konfirmoi se do të ketë një raund të dytë sulmesh ajrore, pas atyre të një dite më parë kundër armatimeve në Irbil. Sulmet përbëjnë përfshirjen e parë ushtarake amerikane që pas tërheqjes së trupave në fund të 2011-ës.
Ndërkaq Britania e Madhe, edhe pse për momentin është fokusuar tek ndihmat humanitare, nuk përjashton pjesëmarrjen në të ardhmen në këtë fushatë sulmesh.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO