Irak, kryeministri Haider al-Abadi shkarkoi sot ministrin e Energjisë, Qassem al-Fahdaoui njoftoi zyra e tij, pas manifestimeve që tronditën prej tre javësh jugun e Irakut, kryesisht për të denoncuar mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Shkarkimi i ministrit u mor si vendim për shkak të përkeqësimit të sektorit të energjisë elektrike, bëhet e ditur në një deklaratë.

Në kortezhet e protestuesve në të gjithë pjesën jugore të vendit, por kryesisht në Bagdad, shkarkimi i Fahdaoui ishte pjesë e sloganeve të protestuesve, ndërsa familjet irakiane furnizohen në ditë vetëm me disa orë energji elektrike.