BAGDAD- Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të dy hotele, Sheraton dhe Babylone, në qendër të Bagdadit. Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase. Sipas informacioneve, shpërthimet janë shkaktuar dy autobomba.
Si pasojë e dy shpërthimeve me autobombë, 10 vetë humbën jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur. Vazhdon gjendja alarmante në vend. Po kështu luftime të ashpra po ndodhin edhe në zonën e rafinerisë së naftës në qytetin Beiji.
Forcat irakene dhe luftëtarët ‘Shia’, vijojnë betejën me militantët e ISIS për të rimarrë rafinerinë e cila momentalisht ndodhet në duart e rebelëve islamikë.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com