IRAK - Të paktën 20 persona mbetën të vrarë nga shpërthimi i dy makinave bombë pranë një restoranti të mbushur me njerëz dhe në afërsi të një stadiumi futbolli, në jug të kryeqytetit iraken, Bagdad.
Dëshmitarët thanë se një sulmues vetëvrasës përqafoi portierin tek fusha e futbollit duke hedhur vetën në erë.
Deri tani asnjeri nuk ka marrë përgjegjesinë për sulmet, por policia tha se mund të jenë kryengritësit sunitë, pasi prej fillmit të vitit përpjekjet e tyre për të sulmuar qeverine shiite kanë qenë të shumtë.
Dhuna në Irak është përshkallëzuar akoma më shumë pasi opozita sunite është kundër qeverisjes së Kryeministrit shiitë Nuri al-Maliki, duke e akuzuar se keqtrajton pakicën sunite në vend.
Gjithashtu në Irak prej disa javësh kanë vazhduar protesta anti-qeveritare, ku protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e disa të burgosurve dhe reformimin e legjislacionit anti-terror.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com