IRAK - Të paktën 11 luftëtarë të grupit ekstremist të ISIS janë gjatë një sulmi ajror pranë digës veriore të Irakut, në Mosul.
Mediat amerikanë thonë se luftëtarë dhe dronë amerikanë ishin të përfshirë në sulm në mbrojtje të trupave irakene dhe kurde në terren.
Jo më larg se sot, grupi ekstremist i ISIS ka kryer një masakër në Irakun verior duke masakruar dhe vrarë të paktën 80 meshkuj si dhe rrëmbyer disa gra dhe fëmijë të sektit fetar Yazidi, në një fshat pranë malit Sinjar.
Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i lartë kurd, i cili tha se fshatarët mund të jenë vënë në shënjestër kohë më parë dhe janë vrarë në shenjë hakmarrje për sulmet e mëparshme të SHBA-së kundër ISIS.
Luftëratët dëshmitarë të ngjarjes thanë se burrave iu është kërkuar të kthehen në islam ose të vdesin. Dhuna e udhëhequr nga ISIS ka shtyrë rreth 1.2 milionë pakica fetare të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë kurdët raportojnë se avionët luftarakë amerikanë kanë nisur sulmet në disa pozicione afër digës së Mosulit dhe në disa qytete.
Mizoritë e grupit kundër pakicave krishtere kanë tronditur komunitetin ndërkombëtar. Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi sanksione ndaj ekstremistëve islamikë të ISIS.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com