Të paktën 29 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmimi i dy ndërtesave në kryeqytetin iraken në orët e vona të së shtunës në lagjen “Zayouna” në lindje të Bagdadit. Dyshohet se dy ndërtesat kanë qenë shtëpi publike dhe në mesin e të vrarëve mësohet se shumica prej tyre ishin gra.
 
Janë ende të paqarta motivet e këtij krimi, madje asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin.