Forcat ushtarake amerikane në Irak u sulmuan me dronë përmes dy aksioneve, njëri prej të cilëve shkaktoi lëndime tek disa ushtarë.

Ushtria amerikane arriti të kapte dronin e armatosur. Uashingtoni është në gatishmëri për aktivitetin e grupeve të mbështetura nga Irani ndërsa tensionet rajonale rriten mes luftës së Izraelit dhe Palestinës. 

Në imazhet e publikuara në internet nga llogaria "Iran Defense jozyrtare" dhe të publikuara gjithashtu nga Reuters, duket se është grupi al Muqaëama al Islamiyah fil al Irak që lëshon dy drone Murad-5 (Shahed-101) drejt bazës Ain al-Asad.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza