BAGDAD - Varre masive me eshtrat e rreth 320 personave, për të cilët besohet se janë vrarë nga ISIS-i, u gjendën pranë një qyteti në Irakun Verior, që është aktualisht nën kontrollin e këtij grupimi militant, thanë sot dëshmitarë të ndryshëm.
Banorët e zonave në periferitë jugore dhe perëndimore të Mosulit, qyteti i dytë më i madh irakian, kanë gjatur pesë varre masive, përfshirë edhe kufoma fëmijësh.
Këto varre janë të fundit në serinë e varreve masive të zbuluara që kur ISIS-i mori nën kontroll zona të mëdha në Irakun Verior, qershorin e kaluar.
Besohet se shumë prej viktimave i përkasin minoritetit jazidi./ATSH/












