Irak, vritet numri 2 i ISIS
150 luftëtarë kurd drejt Kobane

IRAK- Ditën e sotme forcat e ISIS kanë pësuar një goditje të rëndë, sipas mediave irakene forcat qeveritare kanë vrarë një nga krerët e ushtrisë së Shtetit Islamik në provincën Al Anbar.

Salah al Zobaie, i konsideruar si “numri 2” i ISIS për provincën e Al Anbar, spas agjensisë Mena, është vrarë në një aksion të Forcave të Sigurisë irakene.

Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur 150 luftëtarë kurd të Peshmergës kanë lënë bazën e tyrë ne Ebril, në veri të Irakut, për t’u bashkuar me forcat që po rezistojnë në Kobane. Ndërsa rrethimi i qytetit nga ana e xhihadistëve të ISIS ka nisur qysh prej një muaji dhe, për momentin, as vetë bombardimet e forcave të koalicionit ndërkombtar nuk po arrijnë të zbrapsin forcat e Kalifatit.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI