Xhihadistët e Ibrahim Ebu Bekr në Bagdad po marrin nën kontroll zona të reja në veri të Irakut, ku forcat historike ushtarake kurde "Peshmerga" nuk rezistojnë më dhe janë detyruar të tërhiqen në male. Pas Zumerit, edhe qyteti i Sinjarit dhe fushat naftëmbajtëse të Ain Zalahut dhe Batmas, pranë kufirit me Sirinë, kanë rënë në duart e milicëve sunitë të të ashtuquajturit kalifat, ndërsa Iraku vazhdon të shkatërrohet. Të paktën 200 mijë persona janë larguar dhe i dërguari special i OKB-së në Irak, Nickolay Mladenov paralajmëroi se vendi po përballet me një tragjedi humanitare në rajonin autonom të Kurdistanit irakian. "Njerëzit kanë nevojë për çdo gjë, por, më e rëndësishmja, ekziston frika për sigurinë fizike të dhjetëra mijëra njerëzve që janë të fshehur në male e të rrethuar nga luftëtarët islamikë", deklaroi Mladenov. Ai u bëri thirrje autoriteteve kurde dhe qeverisë qendrore të kryeministrit Nuri al-Maliki që të punojnë së bashku për të përballuar krizën humanitare./ATSH/