KIRKUK - Grupi xhihadist i Shtetit Islamik rrëmbeu sot dhjetëra burra në dy fshate në veri të Irakut duke konfirmuar se po kërkonin personat fajtorë për djegien e flamurit të Shtetit Islamik, njoftuan autoritetete lokale dhe banorët.
Sipas një oficeri të shërbimeve sekrete, rreth 170 burra u rrëmbyen në fshatrat Al-Shajara dhe Gharib në provincën e Kirkukut, pas djegies së dy flamujve të Shtetit Islamik në rajon. Kjo shifër u konfirmua dhe nga zyrtarë të tjerë të provincëst./ATSH/