Pak jave me pare disa media nderkombetare si portali Firts Post e revista persiane online Bamdadkhabar shkruanin se shkencetari iranian qe konsiderohet si koka e energjise atomike e Teheranit, i eshte rikthyer punes, mbasi ishte terhequr vite me pare, citojne mediat duke iu referuar burime te brenshme qe zbulojne informacione te ndjeshme mbi programin berthamor.

Mohsen Fakhrizadeh, lider i programit berthamor i Iranit, i krahasuar shpesh me Robert Oppenheimer, fizikanti amerikan qe ne 1940 mbikqyri perpjekjet qe deshtuan per ndertuar nje bombe atomike, nxiti Iranin drejt eres se tij berthamore ne dy dhjetevjecaret e fundit.

Zoti Fakhrizadeh u ankua ne vitin 2006 se pasuria e tij dhe puna e bene ne energjine berthamore i eshte ngrire nga qeveria e Iranit, sipas pergjimeve te bere ne e-mailin dhe telefonatava te cituara nga shume burimeve te besueshme online. Në bazë të një video e disponueshme ne VIMEO, ne vitin 2009 Fakhrizadeh u emerua kryetar i Universitetit "Malek Asthar" ne Teheran nga ministri i Mbrojtjes i asaj periudhe, Mostafa Mohammad-Najjar, per te kamufluar rolin e tij ne kerkimet berthamore.

Sot, sidoqofte, mbikeqyresi berthamor i OKB-se, Agjencia Nderkombetare e Energjise Atomike, beson se Z. Fakhrizadeh ka hapur nje strukture kerkimore ne rrethinat veriore te Teheranit i perfshire ne studime te rendesishme ne zhvillimin e kapaciteteve berthamore. Zyra perfshin disa shkencetare si dhe stafin ushtarak aktiv dhe i perfshire ne kerkimet e meparshme berthamore te Iranit.

Nje pjese e kolegeve me te afert te Z. Fakhrizadeh kane ngritur ne posite ne rradhet e burokracise Iraniane gjate muajve te fundit, duke i vendosur ne pozita te tilla per te ndikuar ne te ardhmen e programit berthamor te Iranit. Mes tyre eshte Fereydoun Addasi-Davani, qe kryeson Organizaten Atomike te Iranit dhe eshte nje nga zevendes presidentet e vendit.

Sipas nje video te publikuar ne Fist Post, ne kohen kur Fereydoun Addasi-Davani u be fytyra publike e ambicjeve berthamore te Iranit, Moshen Fakhrizadeh vedosi te kalonte ne hije, si nje fantazem qe s`gjen paqe, duke punuar prane strukturave te SPND ne rrugen Mojdeh ne Teheran.

Ne qendren e IAEA per Z. Fakhrizadeh, qe mendohet operon prej 51 vitesh, ekziston nje institucion i quajtur SPND, qe ne persisht do te thote Organizata per Inovacionin e Kerkime e Mbrojtjes. IAEA beson se Z.Fakhrizadeh hapi ne menyre sekrete SPND ne vitin 2011 dhe se elemente te kerkimeve nukleare te Iranit, qe mendoheshin te ishin shperbere ne vitin 2003, te punesuar edhe si civil, mund te jene pjesmarres ne kete organizate.

Sic shprehet dhe ne video e promovuar nga Hamid Reza Zakeri, Fakhrizadeh ndermorri nje mori hapash per te mbuluar programin e tij sekretet berthamor por kolleget e tij ishin te ekpozuar ne menyre te rrezikshme disa prej tyre u vrane pasi kundershtuan thelbin e programit berthamor te Fakhrizadeh, i quajtur "The Neutron Plan", Plani Neutron, qe parashihte ndertimin a nje bombe atomiche nepermjet sistemit implodues (shperthim i brendshem).

Duke iu referuar nje prej detajeve me te dobishme ne listen "Per perdorim vetem Zyrtar", IAEA Report shkruante ne 2011 se SPND eshte vetem baza me e fundit per Z. Fakhrizadeh, qe prej kohesh eshte ne radaret e Perendimit. IAEA po gjurmon punen e tij tashme per afer dy dekadash, duke thene se ai dhe perpjekjet e strukturava kerkimore berthamore kane levizur neper nje sere organizatash gjate viteve.

Irani ka bere hulumtime te gjata mbi energjine berthamore, qe datojne nga periudha e sundimit Shah (tip sulltani). Por sipas documenteve te poseduara nga IAEA dhe grupeve te jashtme tregojne se qeveria Islamike ndermorri zhvillimin e nje programi te ndare, pra me vete berthamore ne fund te `80 e 90` nen udheheqjen e ministrise se mbrojtjes. Fillimisht bazohej ne nje zyre e quajtur Qendra per Hulumtimeve e Fizikes, apo PHRC, e cila drejtohej nga Z. Fakhrizadeh nderkohe edhe profesor prane Universitetit Sharif.

Ne vitin 2000, sipas zyrtareve te IAEA, Z. Fakhrizadeh kaloi ne nje institut tjeter te ministrise si mbrojtjes, nje sektor ky i ri ku Teherani kryente disa nga hulumtimet me te perparuara ne objekte berthamore.

Inspektoret e IAEA kane deshtuar vazhdimisht ne tentativat e tyre per te intervistuar Z. Fakhrizadeh, thone ish pjesetar dhe aktuale te stafit te IAEA.

Keshilli i Sigurimit i OKB ka vendosur ndalim udhetimi si dhe sanksione financiare mbi zotin Fakhrizadeh ne 2007 per punen e tij, dhe sanksione te ngjashme kunder zotit Abbasi-Davani per lidhjet e tija me Z. Fakhrizadeh. Sipas nje videoje te ngarkuar nga perdoruesi ir2244an "vemendja po perqendrohet mbi Moshen Fakhrizadeh si kurre me pare. Presion ky i ardhur nga stafi i tij i trembur dhe i zhgenjyer. Presion nga vdekja e Masoud Alimohammadi dhe Majid Shahriari, dy shkencetaret me te rendesishem te Iranit mbi programin berthamor. Presion nga rivalet e tij per titullin e "Babai i Bombes iraniane".

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)