IRAN- Një marrëveshje provizore, për të bllokuar programin bërthamor iranian do të hyjë në fuqi më 20 janar. Marrëveshja që u mundësua nga tratativat e fuqive të botës në muajin nëntor, parashikon eleminimin e disa rezervave të tij të uraniumit.
 
Për herë të parë nuk bëhet më fjalë për avancimin e programit bërthamor, por për tkurrjen e tij, gjë kjo, e cilësuar si një arritje mjaft e madhe.
 
Presidenti Amerikan Obama është shprehur entuziast lidhur me këtë ngjarje, por nuk ka ngurruar t’i tërheqë vëmendjen Teheranit që t’u përmbahet pikave të maerrëveshjes, në të kundërt ai ka paralajmëruar sanksione.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarjac.com)